Nga Redi Minga:
Më 24 shkurt 2022, Europa u përfshi në luftën më të madhe në territorin e saj që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt nuk ishte një shpërthim i papritur, por rezultat i një serie gabimesh strategjike dhe mungesë vullneti për diplomaci reale. Bashkimi Europian, në vend që të ishte zëri i paqes dhe stabilitetit, u kthye në një instrument financiar dhe ushtarak të SHBA-së, duke u bërë pjesë e një lufte që po shkon drejt një fundi tragjik për Ukrainën dhe një dështimi historik për veten e tij.
Sanksionet dhe dështimet që i kushtuan shumë BE-së
Bashkimi Europian miratoi me entuziazëm mbi 13 paketa sanksionesh për Rusinë. Ursula von der Leyen deklaroi në mars 2022:
“Sanksionet tona do të çojnë në kolapsin ekonomik të Rusisë.”
Por, sipas të dhënave zyrtare të FMN-së dhe Bankës Botërore, ekonomia ruse u rrit me 3.6% në vitin 2024. Eksportet e energjisë u riorientuan drejt tregjeve aziatike, duke kompensuar humbjet në Europë. Rubla u stabilizua dhe rezervat valutore janë në nivele historike.
Çmimi që pagoi Evropa
Kjo krizë ka goditur rëndë Evropën. Fabrikat në Gjermani, Itali dhe Francë janë në vështirësi për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe inflacionit. Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në dhjetor 2023:
“Kjo luftë po kushton shumë dhe ne duhet të jemi të gatshëm për sfida të mëdha.”
Në fakt, kjo do të thotë më shumë taksa, borxhe dhe shpenzime ushtarake për qytetarët europianë.
Tabela e Dështimeve të BE-së
Sanksionet ndaj Rusisë Thyerja e ekonomisë ruse Rritje ekonomike ruse dhe stabilizim i rubles
Furnizimi me armë për Ukrainën Fitore ushtarake Rusia avancon dhe Ukraina humb territor
Financimi i përhershëm 0.25% e GDP për mbështetje ushtarake Shuma të mëdha për prodhues armësh amerikanë
Presioni diplomatik Izolimi i Putinit Rusia forcon aleancat me BRICS dhe Azinë
Territoret e humbura nga Ukraina
2022 17%
2023 18.5%
2024 21%
Trump – Putin: Një mundësi për paqe që Europa nuk e ka:
Donald Trump ka paralajmëruar një takim me Vladimir Putinin në Alaska për të negociuar ndalimin e luftës.
Ai deklaroi në janar 2025: “Ne mund ta mbyllim këtë konflikt në 24 orë.”
Ndërsa BE-ja vazhdon të ndjekë politikën e shpenzimeve të pafundme dhe retorikës boshe, paqja mund të vijë nga një aktori jashtë kontinentit.
Nëse paqja arrihet në marrëveshjen midis SHBA dhe Rusisë, BE-ja do të mbetet spektatore e një konflikti që i kushtoi shumë ekonomikisht dhe politikisht. Ukraina do të jetë një shtet i copëtuar, me ekonomi të shkatërruar dhe miliona refugjatë.
Ky është një dështim monumental për Evropën dhe një paralajmërim i fuqishëm për çdo projekt politik që shkon kundër interesave reale të qytetarëve të saj.
Shënim: Redi Minga është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane, ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.