9 Aug 2025, Sat

Tryeza e Shpëtimit Kombëtar – Kur Shqipëria ka nevojë për burra me mend dhe zemër …

Nga Redi Minga për PatriotikMedia.al

Në një Shqipëri që po lëngon nga korrupsioni, shitja e pasurisë kombëtare dhe nënshtrimi ndaj agjendave të huaja globaliste, lind natyrshëm pyetja: Kush do ta shpëtojë këtë vend?

Nuk janë më partitë politike që i kanë mbaruar misionet, as opozitat false të kontrolluara, as “live”-et në Facebook nga studio luksi që shërbejnë vetëm për të shpërqendruar popullin. Shqipëria sot ka nevojë për një tryezë të vërtetë kombëtare, ku të ulen mendjet e ndritura të kombit: profesorë, doktorë, ushtarakë, burrat e maleve dhe ata të fushave – njerëzit me mend, guxim dhe ideal.

Një tryezë e rrumbullakët si dikur në Besëlidhjet e mëdha, por me një sfond të ri – flamuri kuqezi si mbulesë mbi të, si simbol i përbashkimit dhe sakrificës.

Kjo tryezë nuk kërkon pushtet.
Kjo tryezë nuk kërkon vota.
Kjo tryezë kërkon vetëm një gjë: Shpëtimin e Shqipërisë nga kthetrat e Rilindjes sorosiane dhe aleatëve të saj të brendshëm e të jashtëm.

Mjaft më me thirrjet “duhet opozita”! Kjo “opozitë” e ka bërë pazarin dhe është palë në masakrën 12-vjeçare që ka kthyer vendin në pronë private të një njeriu të vetëm dhe një grushti oligarkësh.
Koha e partive ka përfunduar – ka ardhur koha e Kombit.

Apeli ynë është i qartë:

Nëse nuk bashkoheni tani, nesër nuk do keni më as Shqipëri, as identitet, as të ardhme.

Protestat spontane nuk mjaftojnë. Revolta në rrjete nuk ndihmon. Organizimi është arma më e fuqishme. Dhe ajo duhet të fillojë me një tryezë të ndershme, kombëtare, ku nuk pyet kush je, por çfarë ke bërë për Atdheun.

Shqipëria po vdes ngadalë, por ajo mund të ringjallet nëse bijtë e saj të vërtetë dalin nga heshtja, nga frika dhe nga apatia.
Ky është misioni i brezit tonë. Dhe kush nuk merr pjesë sot në betejë, nesër do jetë skllav në tokën e të parëve të tij.

Imazhi simbolik i kësaj lëvizjeje është tashmë i gjallë: flamuri kuqezi mbi një tryezë të rrumbullakët ku shqiptarët e vërtetë vendosin për fatin e Shqipërisë.
Asnjëherë nuk është vonë për të bërë atë që është e drejtë!

PatriotikMedia.al – Zëri i Shqipërisë që nuk dorëzohet!
Ndaje këtë mesazh, bëhu pjesë e tryezës së shpëtimit kombëtar!

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *