Nga Redi Minga:
Dikur ishin krenaria e Shqipërisë. Malësorët e Veriut – Tropojanët e Bajram Currit, Dukagjinasit, Dibranët, Krutanët, Kuksianët, Lacianët – ishin sinonim i burrërisë, trimërisë dhe besës. Ata që ruanin Kanunin e Lekë Dukagjinit, nderin e familjes dhe trojeve, që nuk i frikësoheshin perandorive. Por sot, në epokën e Rilindjes, ku janë?
Ku është ai zë që dikur jehonte në male për liri? Pse nuk dëgjohet sot kur shkatërrohen shtëpitë, kur grabiten tokat, kur dhunohet familja shqiptare në emër të “zhvillimit”?
Nga “Malësor fisnik” në “Malok” – Fyerja që s’duhet falur kurrë!
Në këto 34 vite “demokraci”, një nga aktet më të neveritshme të kësaj politike anti-kombëtare ka qenë ndyshimi i identitetit dhe nënçmimi i burrit të Veriut.
Ata që dikur quheshin malësorë fisnikë, sot nga politika dhe media e Tiranës u quajtën “malokë” – një fyerje që nuk erdhi nga ndonjë armik, por nga vetë ata që u betuan për t’i përfaqësuar!
Kjo ishte strategjia e tyre:
Të përçajnë shqiptarët në veri e jug.
Të përdhosin krenarinë e malësorit.
Të na bëjnë të ndjehemi të turpëruar për prejardhjen tonë.
Por një komb që i fyen burrat e maleve, nuk ka të ardhme!
Më vjen keq që po e them, akoma nuk e keni kuptuar se tradhëtia nuk filloi sot:
Tradhëtia filloi me Sali Berishën, ndonëse erdhi nga Tropoja, kurrë nuk mbrojti interesin kombëtar. Në vend që të bashkonte shqiptarët, i përdori veriorët si mish për top në 1997, pastaj i la në mëshirë të fatit ndër vite. Ai i hëngri në besë duke bashkëpunuar me klyshet e Sorosit, që sot akoma sundojnë Partinë Demokratike.
Rilindja = Enverizëm i Ri
Dhe pastaj erdhi Edi Rama, biri i komunistit Kristaq Rama, që e përmbylli planin e ndarjes së shqiptarëve veri-jug. Ishte pikërisht ai që vendosi traun në Rrugën e Kombit, duke e kthyer rrugën e gjakut e sakrificës në një mjet zhvatjeje ndaj shqiptarëve të Veriut për ta vështirësuar vajten te vëllai jonë i Kosovës. Në vend të bashkimit kombëtar, ai vendosi ndarjen ekonomike dhe psikologjike.
Sot që flasim ne si popull kemi një Enverizëm modern, ku Rama, një pinjoll i regjimit komunist, po e përmbush misionin e Sorosit për të zhbërë identitetin shqiptar. Atë që s’e mbaroi Enver Hoxha në 50 vjet, po e mbaron Edvin Kristaq Rama me mbështetjen e Sorosit dhe eliteve globale.
Përse Veriu është goditur më shumë sepse nga aty kanë ardhur gjithmonë zërat e lirisë.
Prandaj Zgjohu Malësi, zgjohu Shqipëri!
Boll më me heshtje!
Boll më me manipulime politike!
Boll më me ndarje Veri-Jug!
Ka ardhur koha që burrat e maleve të ringrihen, jo për partitë, por për Atdheun, për familjen, për identitetin.
Nëse heshtim sot, nesër do të jetë vonë!
Rilindja nuk do ndalet me lotë. Rilindja ndalet me bashkim, me qëndresë dhe me ZGJIMIN e burrave të vërtetë të kësaj toke!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.