Bruksel – Në një deklaratë të pazakontë për një lider europian, kryeministri i Sllovenisë Robert Golob ka tronditur tryezën e liderëve të BE-së duke thënë hapur se Bashkimi Europian ka humbur çdo kredibilitet moral për të predikuar për sundimin e ligjit, për shkak të heshtjes dhe pasivitetit të turpshëm ndaj krimeve që po ndodhin në Gaza.
“BE-ja nuk ka më të drejtë të japë leksione për sundimin e ligjit, kur nuk arrin të mbrojë të drejtat më elementare të civilëve në Gaza. Kjo heshtje na ka diskredituar përballë botës,” – tha Golob në samitin e BE-së që po zhvillohet në Bruksel.
Sllovenia, së bashku me Spanjën, Irlandën dhe Belgjikën, ka dalë në krah të fëmijëve të Gazës dhe ka kërkuar pezullimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, për shkak të shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut nga regjimi i Tel Avivit.
Ndërkohë që liderët globalistë flasin për demokraci, drejtësi dhe vlera, ata mbyllin sytë përpara bombardimeve mbi spitale dhe kampe refugjatësh në Gaza.
Golob tha troç atë që shumica e politikanëve të nënshtruar nuk guxojnë ta thonë: “Ne nuk kemi më fytyrë të flasim për sundimin e ligjit”, kur ligji ndërkombëtar shkelet çdo ditë përballë syve tanë dhe ne nuk veprojmë.
PatriotikMedia.al vlerëson kurajën e rrallë të Kryeministrit slloven për t’i thënë gjërat troç në zemër të Brukselit, aty ku maskat e gjoja humanizmit bien përballë interesave të korporatave dhe politikës së dyfishtë.
Në një kohë kur qeveria shqiptare hesht dhe nënshkruan çdo deklaratë sipas urdhrave, zëri i Golobit është një thirrje për ndërgjegje, një zë që mungon në Tiranën e nënshtruar.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.