Nga Redaksia e PatriotikMedia.al
Avokati dhe aktivisti i mirënjohur Altin Goxhaj ka publikuar një analizë mprehtë ironike dhe politike për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe skenën globale, duke vënë në qendër rolin strategjik të Presidentit Trump. Në një stil të veçantë dhe të guximshëm, Goxhaj shpjegon sesi ndërkohë që Irani dhe Izraeli shpallin “fitore” mbi njëri-tjetrin, vetëm një njeri – Donald Trump – po del si fituesi real, duke shndërruar një krizë botërore në një “pakt fitimprurës” për veten dhe për aleancat e reja globale.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Avokatit Altin Goxhaj:

Sa i keq ky Trumpi… Na thau në gojë sharjet si “klysh sionist”, “Trapi”, “mashtrues”, “njësoj si të tjerët”! 😛
Irani shpall fitoren mbi Izraelin 😄
Izraeli shpall fitoren mbi Iranin 😄
Trump shpall fitoren për parandalimin e Luftës së 7-të (pa hedhur asnjë bombë mbi uraniumin e Iranit)!
Dhe për paqe të vendosur?! Po! Ai ia arriti qëllimit!
Vetëm një biznesmen imobiliar është në gjendje t’i mbushë mendjen shitësit dhe blerësit se të dy fituan, ndërkohë që fituesi i vetëm i vërtetë është ai vetë! 😂
Tani Trump po kërkon të stabilizojë paqen në Lindjen e Mesme, duke përgatitur një administrim ndërkombëtar të Gazës, pa Hamasin, me rindërtim të territorit dhe fonde nga vendet e pasura arabe.
Hapi i radhës? Moska!
Trump po përgatit marrëveshjen përfundimtare të paqes me Rusinë, duke përdorur precedentin e Kosovës për të justifikuar njohjen e territoreve të pushtuara në Ukrainë, si përgjigje ndaj Serbisë plangprishëse që furnizonte me armë Zelenskyn për të vrarë djemtë rusë.
Rusia do njohë Kosovën për të mbyllur gojën Europës dhe për të i kthyer në bumerang standardet e saj të dyfishta.
G7 do të bëhet G8 (+Rusia), më pas G9 (+Kina), dhe përfundimisht G10 (+India) – si kundërpesha reale globale që do zëvendësojë modelin e shkatërruar të rendit të vjetër.
Dhe mos harroni… S’janë bërë ende 6 muaj nga Presidenca e Trump! 😉
PatriotikMedia.al do vijojë të sjellë zërin e vërtetë patriotik dhe analistët e guximshëm që lexojnë mes rreshtave të propagandës globale.
Ndiqni rubrikën tonë “FOKUS GJEO-POLITIK” për zhvillimet që vërtetë kanë rëndësi për shqiptarët.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.