9 Aug 2025, Sat

SHBA pezullojnë fondet për GAVI-n, Aleancën Globale të Vaksinimit të Bill Gates …

Nga Redaksia

Një lajm që po trondit qendrat globale të vaksinimit: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar zyrtarisht financimin për GAVI-n, aleancën globale të vaksinimit të mbështetur fuqimisht nga Bill Gates dhe fondacioni i tij.

Lajmi u konfirmua nga vetë Sekretari Amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., gjatë një videomesazhi drejtuar samitit të donatorëve të GAVI-t në Bruksel. Kennedy deklaroi se SHBA nuk do të japin më fonde për këtë organizatë, duke ngritur shqetësime për transparencën dhe sigurinë e vaksinave që GAVI promovon në vendet e varfra.

“Nuk mund të vazhdojmë të financojmë një aleancë që shpesh i ka injoruar të dhënat reale shkencore dhe që ka promovuar vaksina me pasoja të dyshimta në popullsi të pambrojtura. E kam fjalën për vaksinën DTPw, si dhe mënyrën si iu rekomanduan gratë shtatzëna për vaksinimin gjatë pandemisë,” – tha Kennedy.

Që prej vitit 2001, SHBA ka dhënë mbi 8 miliardë dollarë për GAVI-n. Vetëm administrata Biden kishte premtuar 1.58 miliardë dollarë të tjerë për ciklin 2026-2030. Me pezullimin e sotëm, administrata Kennedy po sinjalizon një ndarje të fortë me axhendat e mëparshme globale të shëndetit publik.

Në një reagim zyrtar, GAVI deklaroi se vendimet e saj për vaksinat bazohen në rekomandimet e OBSH-së dhe Komitetit SAGE. Drejtoresha ekzekutive Sania Nishtar u përpoq të qetësonte situatën duke deklaruar:

“Siguria e vaksinave është prioriteti ynë kryesor. GAVI vepron mbi bazë të shkencës dhe standardeve të qarta ndërkombëtare.”

Pavarësisht largimit të SHBA-së, vendet evropiane dhe fondacione private si ai i Bill Gates premtuan një total prej 9 miliardë dollarësh për GAVI-n, duke tentuar të kompensojnë humbjen e madhe amerikane. Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe të tjerë u angazhuan financiarisht për periudhën 2026-2030.

Ekspertë ndërkombëtarë paralajmërojnë se mungesa e fondeve amerikane mund të ketë pasoja të rënda në vendet me të ardhura të ulëta, ku mbulimi i vaksinimit për fëmijët është jetik. Por kritikët e GAVI-së, përfshirë organizata të shoqërisë civile, thonë se është koha për një auditim të thellë të rolit të fondacioneve private në politikën globale të shëndetit.

Informacioni është i verifikuara nga burime të besueshme si Reuters, Politico, Guardian dhe AFP.

PatriotikMedia.al – Për më shumë informacione dhe analiza mbi kontrollin global përmes vaksinimit dhe kthesën që po merr SHBA-ja nën administratën Kennedy, na ndiqni çdo ditë!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *