19 Jun 2025, Thu

S’keni parë asgjë akoma – SPAK në Tepelenë: Një Tërmet me Emër dhe Mbiemër!

Nga Redaksia

Atmosfera politike në jugun e Shqipërisë është tronditur sërish, teksa SPAK dhe agjentët e BKH-së kanë zbarkuar mëngjesin e djeshëm 16/06/25 në zyrat e Bashkisë së Tepelenës, në një aksion që mund të trazojë jo vetëm karrigen e ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi, por edhe themelet e një strukture të tërë tenderash, tokash publike dhe fondesh europiane që lëvizin në rreth të mbyllur.

Hetimi i nisur ka lidhje me një rrjet të dyshuar abuzimesh që përfshin njerëz të afërt të Peçit, përfshirë drejtorin Lorenc Bami, bashkëshorten e tij, kompanitë fituese të tenderave milionësh, dhe motrën e vetë kryebashkiakut që befas u kthye nga mësuese në “investitore agroturizmi” me tokë publike dhuratë dhe financim të majmë nga IPARD.

Sipas burimeve mediatike, janë sekuestruar dokumente, hard disqe dhe kontrata të dyshimta. Në qendër të këtij “rrjeti rilindas” që ndërton thertore, agroturizëm dhe ujësjellës me lekët e qytetarëve, është kompania “NG STRUCTURES shpk”, e cila ka përfituar afro 66 milionë euro tendera publikë, shumica nga zona që drejtonte Peçi vetë.

Por rrjeti shtrihet më thellë: kompania “IUMENTIS” merr leje ndërtimi me firmën e Peçit, dhe më pas transferon fonde te bashkëshortja e drejtorit të tij. Dhe kur ajo largohet nga kompania, hap një tjetër me djalin e pronarit të “IUMENTIS”. Qark i mbyllur. Lekë që qarkullojnë mes miqsh dhe familjarësh – një strukturë klasike “Rilindja Inc.”

Ndërkohë, Tërmet Peçi, ndonëse nën hetim, ka dalë deputet më 11 maj dhe nga shtatori do të ulet në Kuvend – për aq kohë sa SPAK nuk e këput mandatin përpara kohe.

Koment nga redaksia PatriotikMedia.al:
Për vite me radhë, Shqipëria ka parë sesi politika u kthye në familje. Jo në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por si një “klan financiar” ku të gjithë ndajnë tenderat dhe tokat si byrek fushate. A do të guxojë SPAK t’i çojë hetimet deri në fund, apo Tërmeti do t’i shpëtojë për të tretën herë? Sytë nga drejtësia… sepse qytetarët janë lodhur të shohin vetëm shfaqje.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *