VIDEO: Rama i mashtroi Shqiptarët – Samiti i Tiranës për NATO-n në 2027 nuk ka një dokument zyrtar …

Rama nuk heq dorë nga mashtrimi i rradhës se Samiti i NATO-s do bëhet në Tiranë.

Nga Redaksia – PatriotikMedia.al vendosi të bënte një investigim të hollësishëm mbi deklaratën e kryeministrit Rama mbi Samitin e NATO-s që do të bëhet në Tiranë.

Gjatë investigimit doli që gjatë mbylljes së Samitit të NATO-s nuk u deklarua se samiti i radhës do të bëhet në Tiranë, gjë që nuk u tha gjatë mbylljes së samitit.

Rama këtë deklaratë e bëri fill mbas një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark RutteMark Rutter e cila mbetet e pa dokumentuar.

Kjo deklaratë e Ramës na detyron të shtrojmë pyetjen: si mund të realizohet samiti i NATO-s në Tiranë kur nuk ka një vendim dhe datë të publikuar nga NATO-s dhe kjo dëshire e kryeministrit Rama ngre pikëpyetje për samitin e përfolur në Tiranë.

Deri më sot, NATO nuk ka publikuar asnjë dokument zyrtar që të përcaktojë Tiranën si vend pritës të një samiti të ardhshëm të Aleancës.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama me një video në facebook për organizimin e një samiti në Shqipëri kanë krijuar pritshmëri te mira por acaruese duke krijuar debate në opinionin publik.

Në mungesë të një vendimi të formalizuar dhe të publikuar, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një dakordësi politike paraprake, një plan në shqyrtim apo një vendim që ende nuk është bërë publik.

Transparenca mbi procedurat dhe dokumentet zyrtare do të ndihmonte në sqarimin e situatës dhe do t’u jepte qytetarëve një pasqyrë më të plotë mbi statusin e kësaj nisme.

Deri atëherë, është e arsyeshme të dallohen deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, e cila nuk ka rikonfirmuar nga vendimet e formalizuara të Aleancës dhe që duhet konfirmimi zyrtar për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Pra Rama e mbylli Samitin e NATO-s në Ankara me fundin e tij politikë të mashtrimit të rrezikshme për Rilindjen Sorosiane.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top