VIDEO: Skënder Hitaj do bënte mirë të mbronte qytetarët dhe jo të mbrojë oligarkët, ndërkohë që në Shkodër kërciti pushka …

Nga Redaksia – Drejtori i Policisë Skënder Hita ka deklaruar se janë verifikuar mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale, me theks të veçantë te komentet dhe vlerësimet negative ndaj bizneseve në turizëm. Mesazhi që del është i drejtpërdrejtë: kush kritikon publikisht bizneset e lidhura me lëpirësit e pushtetit, do të trajtohet si rast prioritar.

Nën pretekstin e “aktivitetit të koordinuar kibernetik”, policia po monitoron sistematikisht qytetarët që lënë review negative. Kjo do të thotë se taksat e qytetarëve po përdoren për të ndjekur ata që ankohen për çmime të fryra, shërbim të dobët apo mashtrime në hotele, restorante dhe biznese të tjera turistikë të kontrolluara nga rrjetet e pushtetit.

Hita po i bën të qartë rregullat e reja: liria e shprehjes ka kufij kur preken interesat e oligarkëve të afërt me pushtetin. Në vend që të mbrojë konsumatorin nga bizneset problematike, aparati shtetëror po mbron bizneset nga konsumatori.

Ky është një sinjal i rrezikshëm. Kur policia kërcënon me verifikim masiv ata që thjesht shprehin pakënaqësi, nuk po mbron më ekonominë. Po mbron klientelën ekonomike të sistemit. Dhe fatura, si zakonisht, paguhet nga xhepi i qytetarit të zakonshëm.
Teksa drejtori i Policisë së Shtetit për Rendin dhe Sigurinë, Skënder Hita, po zhvillonte një konferencë për shtyp në Tiranë, një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Shkodrën.

Në momentin kur Hita po raportonte para gazetarëve mbi situatën e sigurisë, punën e strukturave të policisë dhe masat e marra për përballimin e kriminalitetit, nga Shkodra mbërriti lajmi për një atentat me armë zjarri, ku një person ka mbetur i vrarë.

Ngjarja në qytetin verior ka rikthyer sërish në vëmendje problematikën e përplasjeve me armë dhe atentateve kriminale, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes, identifikimin e autorit apo autorëve, si dhe zbardhjen e motiveve që çuan në ekzekutimin e viktimës.

Pikërisht në një kohë kur drejtuesit e lartë të policisë po flasin publikisht për luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit, një tjetër ngjarje me armë zjarri është regjistruar në vend. /JOQ

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top