Nga avokati Altin Goxhaj:
Në një reagim të fortë publik, avokati Altin Goxhaj ka kundërshtuar idenë e ngritjes së një “Asambleje Qytetare”, duke argumentuar se në kushtet aktuale politike Shqipëria nuk ka nevojë për struktura të reja intelektuale, por për njerëz të vendosur që janë të gatshëm të përballen me atë që ai e cilëson si “regjim i korruptuar dhe mafioz”.
Sipas Goxhajt, momenti politik nuk kërkon më analiza, seminare, konferenca apo deklarata publike nga intelektualë, pedagogë dhe aktivistë të organizatave joqeveritare, por kërkon figura patriotike që janë të gatshme të marrin përgjegjësi dhe të udhëheqin zemërimin qytetar.
“Fjalën sot e ka populli i revoltuar”, shprehet ai, duke theksuar se prioriteti kryesor duhet të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti, ndërsa debatet për asamble, platforma apo organizime të tjera politike mund të zhvillohen vetëm pas përmbushjes së këtij objektivi.
Postimi i plotë:
Përgjigja ime për “Asamblenë Qytetare” që po na thonë se do të ngrenë këto ditë mikrofonaxhinjtë:
Nuk na duhen “intelektualë”, “analistë”, “pedagogë” dhe “aktivistë të shquar OJQsh” sot!
Na duhen luftëtarë zemërluanë, patriotë që nuk kanë frikë nga vdekja dhe kanë tru e dije dhe dijnë çfarë është përballja me Mafien dhe s’ka nevojë të shfaqen si “komitet” apo “bord” se sot fjalën e ka populli i zemëruar që e di që pushteti i Ramës është garanci për vdekjen e kombit!
Të rrëzojmë një herë Ramën pastaj ngrini dhjetë asamble po deshët, bëjini dhe me kate po deshët, madje merrni një kullë me qera për ti akomoduar të gjithë!
Pengesa më e madhe për të rrëzuar Ramën janë pikërisht “intelektualët” dhe “aktivistët” bythpambukë, sepse ata janë mësuar dhe trainuar që të negociojnë, të argumentojnë zgjidhjen e problemeve me seminare, konferenca, banaqe televizive, por jo të udhëheqin qytetarët e revoltuar dhe ti japin drejtim ca punëve të vështira me Mafien në pushtet!
Rama është i zhytur në halle të mëdha me mafien dhe krimin ndërkombëtar, ka çorodituar gjithë ekuilbrat gjeopolitikë, është në një gropë thithëse ku janë zhytur dhjetra miliarda dollarë dhe as që i shkon ndërmend të japë dorëheqjen (është nënshkrim i pushkatimit të tij politik por pse jo edhe fizik) dhe as që ja ndjen për Asambletë Intelektuale, madhe fshin menderen me letrat dhe deklaratat e tyre dhe mezi pret që të krijohen që ti kënaqë dhe ngope dhe manitë, deliret dhe narçizizmin intelektual shqiptar duke zvarritur dhe lodhur popullin në korrik sa të vijë Gushti!
Shqiptarët e diasporës që vijnë çdo ditë nga të katër anët nuk mund të qëndrojnë më gjatë se Qershori!
Çdo përfaqësi “intelektuale” në këtë çast është vetvrasje e protestës për të çuar në zvarritje asgjësuese vullnetin e popullit të revoltuar njësoj si në Serbi!
Faktori i huaj dhe media ndërkombëtare është garanci për momentin, por nuk mund të zgjasë pafundësisht!
Na duhen intelektualë që janë gati vdesin për vendin e tyre, pra intelektualë luftëtarë patriotë që janë gati të japin jetën për vatanin si Rilindasit dikur!
Na duhet një ÇETË TRIMASH!
Na duhet ÇETA E INTELEKTUALËVE TË AT ZEF PLLUMIT!
Kush është i gatshëm të japë jetën për Atdheun të rrijë, kush jo, ti hapë rrugën patriotëve dhe të presin të mbarojnë punë me Ramën luftëtarët dhe populli patriot, ata që dijnë të udhëheqin zemërimin, pastaj ka kohë daç për asamblera, daç asam-blera apo daç asam-plehra, por pa Ramën apo Berishën nëpër këmbë!
Kjo është bindja ime në lidhje me planet “intelektuale”!
P.s. Sa për intelektual, aktivist, analist apo profesor jam vetë dhe i jap ujë në bisht të lugës më të bukrit, por ky dimension s’ka asnjë rëndësi përballë VENDOSMËRISË PËR TË DHËNË JETËN PËR SHQIPËRINË!!! Ky duhet të jetë kriteri i vazhdimit të fazës së re të protestës sepse pas disa javësh mund të mbetemi pa asnjë alternativë përveç PLANIT B! Mbarojmë punë me Ramën pastaj hajde shqyhemi të gjithë për vota e pushtet siç e kemi zakonin! Çdo Asamble me Ramën dhe Berishën nëpër këmbë sot do përfundojë në një zagori qensh që shqyhen për kocka dhe 2 mjeshtrat e luajtjes me kocka në 36 vjetë tranzcion (me Sorosin në backstage) do na kthenin në arenën më të shëmtuar dhe të neveritshme të shqyerjes me njëri tjetrin duke na bërë turpin e historisë!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
