Gazetari Çipi: Revolucioni i Flamingove apo i Shqiponjave …

Nga Kastriot Çipi

Mediat globaliste po i bëjnë jehonë protestave në Shqipëri, por… duke u kujdesur të mos flasin keq për diktatorin Edvin. Ato fokusohen tek dëmi në mjedis i ndërtimeve në Zvërnec e Sazan dhe mungesa e transparencës në procedurat, nga të cilat ka përfituar çifti Kushner – Trump.

Sipas kësaj narrative, mjafton të ndalet ky projekt dhe diktatori mund të vazhdojë të qeverisë i qetë, t’ua shesë tokat bujqësore të huajve, të zëvendësojë shqiptarët me afrikanë e aziatikë, të zëvendësojë kullotat e plantacionet e frutave me panele diellore, të vjedhë votat në çdo zgjedhje, të sakatojë fëmijët me “terapi gjinore”, t’i dorëzojë sigurinë dhe mbrojtjen e vendit shtetit gjenocidal nazionist të Izraelit, t’i tradhëtojë lirisht shqiptarët në Kosovë e kudo tjetër jashtë vendit.

Ne nuk duhet ta lejojmë të vazhdojë këtë narrativë. Ky nuk duhet të jetë revolucioni i flamengove, por i SHQIPONJAVE! Ky revolucion u provokua vërtet nga tërheqja zvarrë e një shqiptari nga shqiptarë të tjerë në Zvërnec, por nuk po vazhdon prej kësaj, por se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës nga E GJITHË KLASA POLITIKE 35 VJEÇARE.

Në dhjetor 1990 u dogj një transformator në Qytetin Studenti dhe grupi i parë i konviktorëve doli në protestë. Por 24 orë më pas askush nuk fliste më, as për transformatorin e as për çajin me klor të darkës, në mensën e Qytetit Studenti, sepse ajo shkëndijë kishte ndezur një zjarr më të madh, që solli rrëzimin e diktaturës.

Unë sot do të dal në bulevard jo për të mbrojtur flamengot, por për të mbrojtur Shqipërinë nga shpopullimi dhe shitja, për votën e lirë dhe shqiptarin ZOT NË SHTËPINË E TIJ.

POSHTË DIKTATURA! SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE, VDEKJE TRADHËTARËVE!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *