Nga Redaksia – Një deklaratë e fortë e bërë publike nga Remi Ilir Kushi ka ndezur debat politik dhe kombëtar në Shqipëri. Në një rrëfim personal të ndërthurur me akuza të rënda politike, ai pretendon se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po përballet me presion të drejtpërdrejtë nga qarqe greke dhe nga vetë qeveria shqiptare për të firmosur marrëveshjen e detit me Greqinë.
Sipas tij, në një mbledhje me dyer të mbyllura ku kanë marrë pjesë Edi Rama, ministri grek Nikos Dendias dhe përfaqësues të errët të shërbimit sekret grek EYP, Presidentit Begaj i është kërkuar të japë miratimin për atë që kundërshtarët e konsiderojnë si “shitja e detit shqiptar”.
Presidenti Bajram Begaj dhe unë
“E kam njohur personalisht Presidentin shqiptar Bajram Begaj,” – shkruan Remi Ilir Kushi në rrëfimin e tij publik.
Ai tregon se, megjithëse të dy kanë jetuar afër njëri-tjetrit në qytetin e Rrogozhinës, njohja e tyre e parë ka ndodhur në Bajram Curri, në fundin e viteve 1989–1990, në një periudhë tepër të ndjeshme për kombin shqiptar.
“Ishte koha kur qeveria komuniste ndërtonte baza sekrete për çlirimin e ardhshëm të Kosovës në veri të Shqipërisë,” – kujton ai.
Kushi tregon se në atë kohë shërbente në një repart artilerie në Babinë, pranë Kërrnajës, ku krijoi lidhje me shumë patriotë dhe figura që më vonë do të bëheshin pjesë e historisë së luftës së Kosovës.
Ai kujton se kamarieri që u shërbente kafenë në Bajram Curri ishte këngëtari i njohur Gëzim Nika, ndërsa një nga tregimet e tij të para, “Tropojania”, ia kushtoi një vajze nga Kërrnaja.
Më pas, lidhjet e tij u zgjeruan edhe me familjen e Presidentit Begaj.
“Kisha njohje edhe me kolonel Hysen Ymerajn, vjehrrin e Presidentit Begaj, komandantin që stërviti Adem Jasharin,” – shkruan ai, duke kujtuar gjithashtu rrjetin e vullnetarëve të ardhur nga Zvicra dhe Gjermania, të lidhur me Lëvizjen Popullore të Kosovës.
Sipas tij, disa prej figurave legjendare të luftës së Kosovës, që më vonë ranë dëshmorë, i ka shoqëruar personalisht nëpër baza të sigurta në Rrushbull, Elbasan dhe Rrogozhinë.
“Begaj nuk është tradhtar”
Në pjesën më të fortë të deklaratës së tij, Remi Ilir Kushi shprehet se nuk mund të garantojë për pastërtinë absolute të askujt në politikën shqiptare, por për një gjë është i bindur:
“Ai nuk është tradhtar dhe nuk është i aftë të shesë trojet shqiptare tek të huajt, veçanërisht tek Greqia apo Serbia.”
Kjo deklaratë vjen në një moment kur ndaj Presidentit Begaj po zhvillohet një sulm i fortë mediatik dhe politik.
Sipas Kushit, shumë media shqiptare, të ndikuara nga interesa greke, si edhe politikanë shqiptarë të lidhur me interesa financiare jashtë vendit, janë rreshtuar në një fushatë të organizuar kundër kreut të shtetit.

Prapaskenat për Presidencën
Akuza bëhet edhe më e rëndë kur pretendohet se shërbimi sekret grek EYP po kërkon shkarkimin e Bajram Begajt për shkak të refuzimit të tij për të firmosur marrëveshjen e detit.
Sipas këtij versioni, largimi i Begajt do t’i hapte rrugën Ben Blushit, të cilin qarqe të lidhura me interesat greke e konsiderojnë si kandidatin ideal për të marrë Presidencën dhe më pas drejtimin e Partisë Socialiste në epokën pas Edi Ramës.
Në deklaratë përmendet edhe FILIKI ETERIA greke, e cilësuar si një strukturë me ndikim në projektet afatgjata të interesave greke në rajon.
Marrëveshja e detit – plagë e pambyllur kombëtare
Çështja e detit me Greqinë mbetet një nga temat më të ndjeshme për shqiptarët. Kujtesa e marrëveshjes së vitit 2009, e rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetuese, vazhdon të ushqejë mosbesim dhe frikë për lëshime territoriale.
Pikërisht për këtë arsye, çdo informacion që lidhet me presione të huaja ndaj institucioneve shqiptare krijon reagim të fortë publik dhe rikthen pyetjen që shumë shqiptarë bëjnë prej vitesh:
A po vendoset sovraniteti kombëtar shqiptar nën presionin e interesave të huaja politike dhe gjeostrategjike?
Në mungesë të transparencës zyrtare, opinioni publik mbetet në pritje të përgjigjeve, ndërsa debati për kufijtë detarë dhe ndikimin e huaj vazhdon të trazojë politikën shqiptare.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
