Rama u jep nënshtetësi të huajve të Sorosit, ndërsa Kosovarët përbuzen dhe presin ende nënshtetësin …

Nga Redaksia – Në një kohë kur mijëra shqiptarë të Kosovës vazhdojnë të përballen me burokraci, pritje dhe pengesa për të marrë nënshtetësinë shqiptare, qeveria e Edi Rama po akuzohet gjithnjë e më shumë se po hap dyert për të huaj të lidhur me fondacione dhe rrjete ndërkombëtare të afërta me George Soros.

Kjo situatë ka ngritur reagime të forta në opinionin publik, ku shumë shqiptarë pyesin: si është e mundur që të huajt marrin privilegje të menjëhershme, ndërsa shqiptarët e Kosovës, që kanë gjak, histori dhe sakrificë të përbashkët me Shqipërinë, vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë?

Vetë Rama në deklaratat e tij publike ka folur shpesh për “diasporën shqiptare” dhe lidhjen kombëtare me Kosovën. Në Samitin e Diasporës ai deklaroi se “Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori i saj” dhe se shqiptarët jashtë kufijve janë pjesë e të njëjtit komb.

Por në praktikë, shumë qytetarë nga Kosova vazhdojnë të ankohen për procedura të gjata, dokumente pa fund dhe mungesë vullneti politik për pajisjen masive me nënshtetësi shqiptare. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka promovuar politika të hapura ndaj të huajve, investitorëve dhe figurave të lidhura me organizata ndërkombëtare.

Kritikët e kësaj politike thonë se modeli i ndërtuar nga qeveria Rama favorizon globalistët dhe njerëzit e afërt me rrjetet e Sorosit, ndërsa kombi shqiptar mbetet në plan të dytë. Për shumë patriotë, kjo shihet si një shkëputje nga interesat kombëtare dhe një goditje ndaj idesë së bashkimit natyral të shqiptarëve.

Edhe pse Rama ka deklaruar publikisht se “nëse preket Kosova, preket Shqipëria”, shumë qytetarë kërkojnë që kjo të mos mbetet vetëm propagandë politike, por të shoqërohet me veprime konkrete për shqiptarët e Kosovës.

Sot pyetja që shtrohet nga shumë shqiptarë është e thjeshtë:
Pse një i huaj mund ta marrë më lehtë shtetësinë shqiptare sesa një shqiptar nga Kosova?

Nëse kombi nuk vendoset i pari, atëherë kush po e drejton realisht politikën shqiptare?

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *