Nga Redaksia – Një deklaratë e bujshme e kongresmenit amerikan Tim Burchett në podkastin e Joe Rogan ka ndezur debate të forta në SHBA dhe më gjerë, pasi ai pretendon se pas rritjes masive të rriqrave qëndrojnë projekte të lidhura me rrjete të fuqishme financiare dhe laboratorike.
Sipas deklarimeve të bëra publike, një sinjalizues ka pohuar se pilotë civilë paguhen për të shpërndarë rriqra nga ajri në zona të caktuara të Amerikës së Veriut. Pretendimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në qarqe alternative mediatike, duke rikthyer në vëmendje dyshimet mbi eksperimentet biologjike dhe kontrollin farmaceutik.
Sinjalizuesi pretendon se avionë të vegjël me një ose dy helika përdoren dy herë në vit për shpërndarjen e miliona rriqrave në territore rurale. Ai deklaron se çdo operacion organizohet nga kompani private dhe se pagesat për pjesëmarrësit janë jashtëzakonisht të larta.
Këto pretendime lidhen edhe me raportime të fermerëve amerikanë që thonë se kanë gjetur “kuti me rriqra” në pronat e tyre. Deri më tani, nuk ka prova zyrtare që konfirmojnë një operacion të tillë, por debati ka marrë përmasa të mëdha për shkak të lidhjeve me industrinë farmaceutike dhe projektet bioteknologjike.
Në qendër të polemikave është vendosur edhe Bill & Melinda Gates Foundation, e cila ka financuar projekte të kompanisë bioteknologjike Oxitec për kërkime mbi modifikimin gjenetik të insekteve dhe parazitëve që ndikojnë te bagëtitë.
Kongresmeni Tim Burchett konfirmon në podkastin e Joe Rogan se Bill Gates qëndron pas rritjes masive të rriqrave. Tani kemi një sinjalizues që thotë se pilotët paguhen për të shpërndarë rriqra nga avionët. Kjo përputhet me raportimet në Amerikë ku janë gjetur kuti me rriqra. “Ne paguhemi për të shpërndarë rriqra nga ajri. Kjo ndodh dy herë në vit, në fillim të pranverës dhe në fillim të vjeshtës. Këtë vit na kanë punësuar ta bëjmë më herët. Kompania i merr rriqrat në kuti. Çdo kuti përmban miliona rriqra. Avionët që përdoren zakonisht janë me një ose dy helika, me një pilot, dhe ka edhe një pasagjer tjetër që merret me shpërndarjen.
Paguan shumë, dhe kur them shumë, e kam seriozisht.” “Këtu kemi një sinjalizues që thotë se paguhen për të shpërndarë rriqra nëpër Kanadanë. Kjo tingëllon jashtëzakonisht e ngjashme me ato që po dëgjojmë për këto kuti me rriqra që po gjenden në Amerikë.” Bill & Melinda Gates Foundation financoi një kompani bioteknologjike të quajtur Oxitec për kërkime mbi modifikimin gjenetik të rriqrave të bagëtive. Fermerët pretendojnë se po gjejnë “kuti me rriqra” në pronat e tyre. Rastet e sëmundjes Lyme po rriten në mënyrë të frikshme pikërisht në kohën kur po punohet aktivisht për një vaksinë kundër Lyme. Pra, pa rriqrat, ata nuk mund të shesin vaksinat e tyre. Dhe nuk do ta besoni kush po e prodhon: Pfizer dhe Valneva deklaron kongresmeni Burchett.
Kritikët pretendojnë se rritja e rasteve të sëmundjes Lyme nuk mund të shihet e ndarë nga zhvillimi paralel i vaksinave kundër saj. Pikërisht në momentin kur numri i rasteve është rritur ndjeshëm, kompani të mëdha farmaceutike si Pfizer dhe Valneva po avancojnë projektet për vaksina kundër Lyme.
Kjo ka ushqyer teoritë se frika kolektive dhe përhapja e sëmundjeve përdoren si mekanizëm për të krijuar tregje miliardëshe për industrinë farmaceutike.
Nga ana tjetër, institucionet zyrtare amerikane nuk kanë pranuar asnjëherë ekzistencën e një programi për shpërndarjen e rriqrave, ndërsa mediat kryesore i konsiderojnë këto pretendime si teori konspirative të pabazuara.
Megjithatë, fakti që figura politike në SHBA po flasin hapur për këto tema tregon krizën e thellë të besimit që ekziston sot ndaj elitave globale, laboratorëve biologjikë dhe korporatave farmaceutike.
Po çfarê janë parazitët Rriqra
Rriqrat janë parazitë të vegjël që ushqehen me gjakun e kafshëve dhe njerëzve. Ato bëjnë pjesë në të njëjtën familje biologjike me merimangat dhe zakonisht jetojnë në bar të lartë, pyje, shkurre dhe zona me lagështi.
5
Kur një rriqër ngjitet në trup, ajo kafshon lëkurën dhe mund të qëndrojë aty për orë ose ditë duke thithur gjak. Problemi kryesor është se disa lloje rriqrash mund të transmetojnë sëmundje të rrezikshme, si:
- Lyme Disease
- Encefaliti i transmetuar nga rriqrat
- Babesioza
- Ehrlichioza
Simptomat pas pickimit mund të përfshijnë:
- skuqje të lëkurës,
- temperaturë,
- lodhje,
- dhimbje muskujsh dhe kyçesh.
Për t’u mbrojtur:
- shmang barin e lartë dhe pyjet pa veshje mbrojtëse,
- përdor repelent kundër insekteve,
- kontrollo trupin pas shëtitjeve në natyrë,
- hiqe rriqrën me kujdes sa më shpejt.
6
Nëse pas pickimit shfaqen simptoma ose një rreth i kuq në lëkurë, rekomandohet kontroll mjekësor.
