“HomeLand Justice” apo Bunkeri i Surrelit? Aktivisti Bregu ngre dyshime të forta mbi mega-skandalin e “hakerimeve” …

Nga Redaksia – Nga viti 2022 e deri më sot, propaganda qeveritare ka bombarduar opinionin publik shqiptar me termin “sulm iranian”, “hakerim shtetëror” dhe me emrin e shumëpërfolur “HomeLand Justice”. Por ndërsa qytetarëve u është servirur narrativa zyrtare e një lufte kibernetike kundër Shqipërisë, gjithnjë e më shumë zëra po ngrenë pikëpyetje serioze mbi atë që mund të fshihet realisht pas këtij operacioni.

Aktivisti Andrea Bregu ka reaguar ashpër, duke hedhur dyshime të forta se i gjithë skandali i të ashtuquajturit “hakerim iranian” mund të jetë përdorur si një instrument politik i orkestruar nga vetë pushteti.

Sipas tij, sa më shumë përmendet emri “HomeLand Justice”, aq më shumë krijohet bindja se kemi të bëjmë me një “mega-mashtrim” që ka nisur që prej vitit 2022, ku të dhënat personale të shqiptarëve janë përdorur për lojëra politike dhe goditje të targetuara.

“Pyetja që shtrohet është: kujt i intereson të goditet Arben Ahmetaj?”, shprehet Bregu.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, pas largimit nga Shqipëria, ka bërë publikime dhe akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, duke nxjerrë në pah informacione që, njiheshin vetëm brenda rrethit të ngushtë të pushtetit.

Pikërisht për këtë arsye, sipas aktivistit Bregu, sulmet dhe publikimet selektive të materialeve komprometuese nuk duken si një operacion i jashtëm, por si një luftë e brendshme politike e maskuar me terminologji kibernetike ndërkombëtare.

Aktivisti Andrea Bregu e cilëson “HomeLand Justice” si një strukturë të fabrikuar propagandistikisht për të justifikuar presionin politik dhe për të krijuar një armik të jashtëm, ndërsa goditjet reale, sipas tij, bëhen ndaj individëve që kanë sfiduar ose ekspozuar pushtetin.

Nëse këto pretendime janë të vërteta, atëherë Shqipëria mund të jetë përballë një prej manipulimeve më të mëdha politike dhe mediatike të dekadës së fundit — ku “siguria kombëtare” përdoret si perde për luftëra të brendshme pushteti.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *