Merz mashtron qytetarët gjermanë – nuk ka bonus prej 1.000 eurosh!

Nga Redaksia – Nga premtimet e bujshme për “ndihmë sociale” deri te përplasja me realitetin politik dhe ekonomik të Gjermanisë, qeveria e kancelarit Friedrich Merz po përballet me një tjetër goditje të rëndë. Bonuset e shumëpërfolura deri në 1.000 euro për punëtorët gjermanë nuk do të jepen, të paktën për momentin, pasi Bundesrati bllokoi ligjin e miratuar më parë nga Bundestagu.

Qeveria federale kishte paraqitur projektin si një “lehtësim” për qytetarët pas rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike të shkaktuar nga tensionet ndërkombëtare dhe lufta në Iran. Sipas planit, punëdhënësit do të kishin mundësi t’u jepnin punëtorëve deri në 1.000 euro ndihmë pa tatime dhe pa kontribute sociale deri në mesin e vitit 2027.

Por realiteti ekonomik rezultoi krejt tjetër.

Shumë kompani gjermane reaguan menjëherë kundër projektit, duke deklaruar se shteti po ua hidhte barrën financiare biznesit privat në një kohë kur ekonomia gjermane ndodhet në krizë të thellë. Sipërmarrjet paralajmëruan se nuk kanë mundësi të gjejnë fonde shtesë për këto pagesa, ndërsa kostot e energjisë, inflacioni dhe pasiguria ekonomike vazhdojnë të rëndojnë mbi prodhimin dhe tregun e punës.

Goditja finale erdhi nga Bundesrati, ku përfaqësuesit e landeve dhe komunave kritikuan ashpër projektligjin. Sipas tyre, më shumë se dy të tretat e kostove do të përfundonin mbi buxhetet rajonale dhe komunale, të cilat tashmë po përballen me mungesë fondesh dhe borxhe në rritje.

Më poshtë mund të lexoni:

Për pasojë, ligji nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme dhe pagesat u bllokuan menjëherë.

Kjo situatë ka nxitur reagime të forta në Gjermani, ku shumë qytetarë ndihen të mashtruar nga premtimet politike. Kritikët e qeverisë thonë se Merz po ndjek të njëjtën rrugë të elitave të vjetra europiane: premtime të mëdha për qytetarët, por pa garanci reale financiare.

Më poshtë mund të lexoni:

Tani mbetet për t’u parë nëse qeveria do të kërkojë një kompromis të ri apo një ndërmjetësim politik për ta rikthyer projektin në votim. Por për momentin, mesazhi është i qartë: bonuset prej 1.000 eurosh nuk do të shpërndahen dhe askush nuk e di nëse do të rikthehen ndonjëherë në tryezë.

Në një Europë të goditur nga inflacioni, luftërat dhe kriza ekonomike, qytetarët po kuptojnë gjithnjë e më shumë se propaganda politike nuk mbush frigoriferin dhe nuk paguan faturat.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *