Nga Redaksia – Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka dalë me një deklaratë të fortë publike duke rrëzuar narrativën e përshkallëzimit ushtarak në rajonin më të tensionuar energjetik të globit. Sipas tij, zhvillimet e fundit në Ngushticës së Hormuzit janë prova e qartë se nuk ekziston një zgjidhje ushtarake për krizat politike.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Araghchi theksoi se përkundër tensioneve, bisedimet diplomatike po shënojnë progres, falë ndërmjetësimit të Pakistanit. Ai paralajmëroi qartë Shtetet e Bashkuara që të mos bien pre e provokimeve apo interesave të errëta që mund t’i tërheqin sërish në një konflikt të gjatë dhe të kushtueshëm në Lindjen e Mesme.
“Ndërsa dialogu po ecën përpara falë përpjekjeve të kujdesshme të Pakistanit, SHBA duhet të tregohen të kujdesshme që të mos zhyten sërish në një moçal nga aktorë keqdashës,” deklaroi ai.
Por paralajmërimi i Teheranit nuk u ndal vetëm te Uashingtoni. Araghchi përfshiu edhe Emiratet e Bashkuara Arabe në mesazhin e tij, duke nënkuptuar se çdo përfshirje në skema përshkallëzuese mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin rajonal.
Në një tjetër deklaratë të drejtpërdrejtë, ai hodhi poshtë operacionin amerikan të quajtur “Project Freedom”, i cili synon garantimin e lirisë së lundrimit në këtë korridor jetik detar.
“Project Freedom është një projekt i vdekur,” u shpreh Araghchi, duke sinjalizuar se Irani nuk e sheh këtë iniciativë si zgjidhje, por si pjesë të problemit.
Më poshtë mund të lexoni:
Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm dhe çdo incident në Ngushticës së Hormuzit rrezikon të kthehet në shkëndijë për një konflikt më të gjerë ndërkombëtar.
Mesazhi i Teheranit është i qartë: diplomacia është rruga e vetme, ndërsa aventurat ushtarake vetëm sa thellojnë krizën dhe rrezikojnë paqen globale. /ANSA
