Gjermania vendos ligje të forta për ushtrinë: Meshkujt 17-45 vjeç duhet të marrin leje për të dalë nga vendi …

Nga Redaksia – Nga 1 janar 2026, Gjermania ka futur në fuqi një ligj të ri për shërbimin ushtarak, që ndryshon dukshëm jetën e meshkujve në moshë të punës. Sipas këtij ligji, të gjithë meshkujt nga 17 deri në 45 vjeç, përfshirë studentët dhe punëtorët, duhet të marrin leje nga Bundeswehri nëse planifikojnë të qëndrojnë jashtë vendit për më shumë se tre muaj.

Ky rregull shënon një kthesë të rëndësishme në politikën gjermane të sigurisë dhe kontrollit mbi qytetarët e saj, duke i detyruar të gjithë meshkujt e kësaj moshe të raportojnë për largimin e gjatë nga vendi.

Deri më tani nuk ka informacion të qartë për pasojat ligjore në rast se dikush zgjedh të mos kërkojë këtë leje, por ekspertët presin masa të rrepta, duke përfshirë gjoba dhe ndoshta ndalime udhëtimi.

Analistët e sigurisë vënë në dukje se ky ligj reflekton frikën e Gjermanisë nga një mungesë e mundshme të forcës punëtore ushtarake dhe nevojën për të monitoruar çdo lëvizje të qytetarëve në kohë paqeje, një hap që jo vetëm kufizon lirinë individuale, por gjithashtu tregon se Europa perëndimore po përgatitet për kohë të pasigurta globale.

Në kontekstin e rritjes së tensioneve ushtarake dhe sfidave gjeopolitike, ky ligj duket të jetë një sinjal i qartë për forcimin e kontrollit mbi qytetarët dhe rritjen e gatishmërisë së Bundeswehr-it, duke rikthyer një atmosferë të ngjashme me kontrollet e kohëve të vështira historike në Gjermani.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *