19 Jun 2025, Thu

Vëllazëria Myslimane – Kanceri që po zë rrënjë në Shqipëri dhe Kosovë …

Nga Evi Kokalari

Shumica e shqiptarëve nuk e kuptojnë çfarë është Vëllazëria Myslymane dhe realisht duhet të edukohen për këtë subjekt. Ky grup nuk është thjesht një formë devocioni fetar – është një ideologji politike, radikale dhe e rrezikshme, një kancer për vetë Islamin, që e përdor fenë si maskë për të realizuar qëllimet e veta.

Vëllazëria Myslymane u krijua në Egjipt gjatë viteve 1940-1945 dhe që në fillim ka pasur një objektiv të vetëm: shkatërrimin total të civilizimit perëndimor dhe zëvendësimin e tij me një sistem islamik autoritar, pa komb, pa kufij, pa identitet kombëtar.

Ky ekstremizëm ka hyrë në Shqipëri dhe Kosovë!

Prandaj i drejtohem sot myslymanëve të moderuar shqiptarë, që nuk kanë lidhje me këtë rrymë radikale: zgjohuni dhe ndalojeni përpara se të jetë vonë! Historia na mëson se regjimi otoman i bëri kombit tonë dëme të pallogaritshme: gjatë kohës kur Europa jetonte rilindjen e saj – me arte, shkenca, letërsi dhe arsim – Shqipëria ishte zhytur në errësirën e një sundimi teokratik që i fshiu identitetin iliro-kristian.

Dolëm nga Perandoria Osmane pa asnjë vepër arti për t’u krenuar, pa strukturë arsimore, pa arkitekturë kombëtare dhe me një tymnajë të rëndë mbi të kaluarën tonë të lavdishme ilire.

Sot, historia po rrezikon të përsëritet – me një emër të ri: Vëllazëria Myslymane.

Kjo lëvizje është ideologjikisht identike me globalistët: nuk njeh kombe, nuk njeh kufij, nuk njeh kulturë kombëtare. Ajo kërkon një botë të vetme islamike, pa tradita, pa trashëgimi, pa histori.

A nuk është e turpshme që në qendër të Tiranës – në sheshin e Skënderbeut – figura e heroit tonë kombëtar të mbulohet me qilima dhe të përdoret për rituale fetare?

Nëse kjo ndodh sërish, Bashkia e Tiranës duhet të përfundojë në gjykatë nga organizatat kombëtare e kulturore, sepse kjo nuk është liri fetare – është shkelje dhe fyerje kombëtare.

Lufta kundër këtij ekstremizmi duhet të fillojë nga vetë myslimanët shqiptarë

Sepse nëse flasin të krishterët, mesazhi keqinterpretohet si urrejtje fetare. Por kjo nuk është çështje feje – është çështje mbijetese kombëtare.

Dhe për të kuptuar seriozitetin e situatës, mjafton të shihni rastin konkret që po ndaj më poshtë:


Ja kush po na përfaqëson publikisht!

Ky individ, me mbi 7 mijë ndjekës në rrjet, po përhap në heshtje atë që quhet pushtim simbolik i hapësirave publike për qëllime fetare. Jo në xhami. Jo në vend të shenjtë. Por në ambient pune, në mes të një biblioteke apo salle mbledhjesh.

A doni vërtet që si popull të dominohemi nga tipa si ky?

Mos thoni më “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, sepse nëse kjo do ishte e vërtetë, nuk do e kishim lënë kurrë Turkun të na shkatërronte identitetin. Feja e shqiptarit duhet të jetë kombi i tij – me dinjitet, me memorie, dhe me krenari.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *