Kur nuk e çajnë 3 milione veta trapin për 3 milionë trapa që cahen
(Këtë e kam shkruar 10 vjet më parë, në 16 Nëntor 2015. Sot më duket edhe më aktuale se atëherë, kur nuk kisha asnjë mundësi të dëgjohesha diku sepse isha në censurë absolute!)
Nga Avokati Altin Goxhaj:
Një nga tiparet më tipike që karakterizon shoqërinë tonë këto 100 vjet shtet është identifikimi i çdo halli personal si kolektiv në momentin që ndodh, dhe moskonsiderimi i asnjë halli kolektiv si hall personal.
Ky është një shkak parësor i mungesës së psikologjisë komunitare që përcakton ndërgjegjen qytetare.
Çdokush bërtet “o lele bytha ime” kur i vjen radha ta hajë nga Pushteti dhe nuk ndihet asnjëherë solidar me këdo që vuan një padrejtësi shoqërore që nuk e prek atë personalisht në atë moment (p.sh. dyqani i ushqimeve përballë merr gjobë 5 milionë), me përjashtim të ndonjë reagimi në kolltuk (që nuk zgjat më shumë se 2–10 minuta) kur sheh në media ndonjë rast ekstrem. I keni parë viktimat e një veprimi tipik të Qeveriut si ulërijnë për solidaritet kur e hanë vetë dhe harrojnë që as gishtin s’e kanë lëvizur ndonjëherë për një viktimë tjetër para tyre?
Moscarja e trapit nga mësuesi kur e han infermieri, nga punonjësi i kompanisë private kur e han punonjësi i administratës, nga punëtori i Portit të Durrësit kur e han punëtori i Albpetrolit, nga studenti i universitetit privat kur e han studenti i universitetit publik, apo edhe më keq – nga studenti i vitit të tretë të të njëjtit fakultet kur e han studenti i vitit të parë – dhe kështu me radhë; pra, moscarja e 3 milionë trapave kur u cahen trapat 3 milionë të tjerëve, sjell KËTË FUQI TË NJË GRUSHTI MASKARENJSH që e shkerdhejnë këtë popull nga mëngjesi deri në darkë këto 100 vjet!!!
Ditën që shqiptarët do të shqetësohen për hallin e komshiut, apo më saktë TË TJETRIT NJËSOJ SI PËR VETE, atëherë ky vend do të bëhet…
Kjo bindje e imja nuk është ndonjë zbulim personal, por një fakt që e di çdo italian dhe çdo rumun që në shkollë 8-vjeçare!!!
Të jeni të sigurt që nëse biznesi i vogël do të dilte në rrugë para Kryeministrisë, Kapterr Ramiu do t’i hipte helikopterit dhe do të kërkonte strehim poshtë urës buzë Senës… dhe 100 mijë biznese do të shpëtonin nga CMENDURIA E PLANIFIKUAR E QEVERIUT PËR FALIMENTIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË ME QËLLIM BLERJEN E GJITHË SHQIPËRISË ME 5 LEKË… siç bleu dikur Koço Kokëdhima ndërmarrjen e Frigoriferit prej dhjetëra mijëra metrash katrorë për vetëm 3 mijë dollarë gjithsej…

Sepse mos harroni: 500 vjet më parë dikush shkroi –
CDO POPULL MASKARENJSH MERITON QEVERINË E MASKARENJVE QË KA…
