Nga Redi Minga
Sot mbushen 84 vjet nga themelimi i Partisë Komuniste Shqiptare – organizatës që më vonë do të merrte emrin Partia e Punës e Shqipërisë (PPSH), dhe që sot ka rilindur me të njëjtin emër të gënjeshtërt: Rilindje.
Për shqiptarët me kujtesë, kjo nuk është ditëlindje partie, por përvjetori i një regjimi kriminal që nisi me pushkatime në emër të popullit dhe sot vazhdon me kontrata oligarkësh në emër të “zhvillimit”.
MASAKRAT E PPSH – GJAKU NUK HARROHET
1944–1990: Mbi 6,000 shqiptarë u ekzekutuan pa gjyq, vetëm pse kishin mendim ndryshe, ishin pronarë, klerikë, apo thjesht patriotë.
Internimet: Mijëra familje shqiptare u dëbuan nga shtëpitë e tyre, u degdisën në kampe si Tepelena, Savër, Porto Palermo.
Priftërinjtë dhe Hoxhallarët: Në vitin 1967, Enver Hoxha shpalli Shqipërinë si shteti i parë ateist në botë, duke djegur kisha, xhami, duke torturuar klerikët dhe duke shkatërruar identitetin shpirtëror të shqiptarëve.
Terrori mbi elitën: Shkrimtarë, historianë, profesorë, njerëz të dijes – u përndoqën, u burgosën, u heshtën.
Kjo ishte gjenocid kulturor, politik dhe biologjik, me metoda staliniste, ku qëllimi ishte krijimi i “njeriut të ri” – pa Zot, pa Atdhe, pa mendim të lirë.
NGA PPSH NË PS: RRJETI NUK VDIQ, VETËM NDERROI EMËR
Në vitin 1991, PPSH ndërron emër dhe bëhet Partia Socialiste, por strukturat mbijetuan: Sigurimi i Shtetit u kthye në oligarki; zyrtarët e PPSH në biznesmenë; komunistët në “progresistë” europianë me pasaporta diplomatike.
Dhe pastaj erdhi faza përfundimtare e krimit: RILINDJA.
RILINDJA: GENOCIDI MODERN
Nën emrin e “modernizimit”, Rilindja ka bërë atë që Enveri nuk e arriti dot:
Shpopullimi: Mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga viti 2013 deri sot. Kjo është një zbrazje e qëllimshme, një spastrim etnik me mjete ekonomike.
Shkatërrimi i arsimit dhe kulturës: Universitetet janë kthyer në fasada; diploma falso, mësues me 300 mijë lekë, ndërsa fëmijët e qeveritarëve studiojnë në Angli.
Vjedhja e pasurisë publike: Me PPP dhe tendera pa garë, qindra milionë euro kanë kaluar në duart e një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin.
Legalizimi i drogës dhe mafias: Shqipëria është kthyer në nyje të trafikut europian të drogës, ndërsa policia është nën komandën e bandave.
Bashkëpunimi me axhendat globaliste për të zhbërë çdo vlerë tradicionale shqiptare – familjen, fenë, kombin.
Nëse je me Rilindjen, je pjesë e këtij gjenocidi. Je bashkëfajtor në shkatërrimin e Shqipërisë.
Ky regjim nuk përfaqëson të majtën – ai përfaqëson anti-shqiptarizmin e sistemuar, që nisi me plumba në Shkallnuer dhe po përfundon me vilat në Surrel.

Të rinj shqiptarë, mos harroni: po ju qeverisin nipërit e komunistëve që pushkatuan gjyshërit tuaj. Mos jini gjenerata që firmos zhdukjen përfundimtare të kombit!
Shënim: Kush është Redi Minga:
Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane. Biles ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.