Aktivisti: Ka ikur ajo kohë në Administratën e SHBA dhe në Departamentin e Shtetit!

Nga Andrea Bregu:

Nëse hapim debatin se a është ftuar Rama në Washington DC apo jo, ose nëse ka ftesë për Bordin e Paqes, apo Rama ka folur për të shkuar në Amerikë, ne vetëm po biem në kurthin e Ramës dhe makinerisë së tij propagandistike.

Nuk ka rëndësi fare nëse është ftuar apo jo. Pyetja reale që duhet të shtrohet është: a ka pasur ndonjë mbështetje Rama nga Departamenti i Shtetit për politikat që ndjek deri më tani? Përgjigjja është zero – asnjë mbështetje, asnjë deklaratë, asnjë qëndrim publik përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Të gjithë e dimë që pas 11 Majit, Ambasada Amerikane nuk e ka uruar Ramën – të paktën sipas deklaratave dhe qëndrimeve publike.

E dini pse? Sepse ka ikur koha kur “Kimetja e Tigrit 1 dhe Tigrit 2” të ExxonMobil, afër Ramës dhe Ballukut, bënin deklarata kundër popullit që “nëse nuk votonin Ramën, do hanin bar”.
Ka ikur koha kur Kimetja, mikesha e Lalit, që sot është në Burgun e Durrësit, uronte fitimin e Ramës që në sekondën e parë të datës së zgjedhjeve, edhe pa mbyllur kutinë e fundit të votimit.

Ka ikur koha kur këlyshët e Soros në Departamentin e Shtetit, në administratën Soros–Biden si Blinkeni i Soros, ndërhynin hapur në punët e brendshme të Shqipërisë, duke favorizuar një krah politik dhe duke ndëshkuar tjetrin.

Ka ikur koha kur Lali, që tani është në Burgun e Durrësit, shkonte në Departamentin e Shtetit si të ishte shtëpia e tij, takonte Matthew Palmer-in dhe vazhdonte ndikimin e tij pa pengesa.

Ka ikur koha kur Aleks Soros, vëllai i Ramës në familjen e Mafies Soros, bënte fushatë për Kamala Harris dhe Tim Waltz kundër Trump, për të vendosur më vonë njerëzit e tij në administratën e Kamalës, ku përfshihej edhe Blinkeni.

Ka ikur koha kur Departamenti i Shtetit udhëhiqej nga parimi neo-liberal sorosian i “eksportimit të demokracive” nëpër botë.

A është më ajo kohë? Jo, dhe vetëm jo. Sot, Shqipërisë duhet t’i dalin për zot vetëm Shqiptarët – përfshirë këtu edhe për rrëzimin e Ramës dhe për shkelmin që i duhet dhënë një orë më parë.

Departamenti i Shtetit dhe kjo administratë nuk është më si ajo paraardhëse. Ky është një fakt që çdo Shqiptar duhet ta dijë, veçanërisht Rama, edhe pse ai mendon se është “shqip-folës”.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *