Nga Redaksia
Presidenti Donald Trump, i rikthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë pas fitores së tij të madhe në zgjedhjet e 2024-ës, ka dhënë një mesazh të prerë ndaj kaosit që po përfshin Kaliforninë: Nuk do të ketë më anarki në emër të protestës, dhe SHBA do të mbrohet me çdo mjet.
Që prej 6 qershorit, qyteti i Los Anxhelosit është përfshirë nga trazira të dhunshme, të shkaktuara pas operacioneve të reja të Shërbimit të Emigracionit (ICE). Qytetarë të frikësuar, dyqane të plaçkitura, policë të sulmuar dhe video që tregojnë pamje si nga një shtet i dështuar – ky është realiteti që Presidenti Trump po përballet pa kompromis.
“Një rregull i thjeshtë për përballje: nëse janë të rrezikshëm, hedhin tulla, çimento, pështyjnë në fytyrë të policisë, godasin njerëzit – kjo është përballje. Dhe ne do të përgjigjemi,” deklaroi Trump.
Trump: Guvernatori i Kalifornisë është “krejtësisht i paaftë”
Presidenti sulmoi guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke e quajtur të papërgjegjshëm dhe të dështuar:
“Dua të shpëtoj Los Anxhelosin. Gavin Newsom është krejtësisht i paaftë. Shikoni çfarë zjarresh dhe trazirash ka krijuar.”
Ndërkohë që elitat lokale përpiqen të mbulojnë realitetin me fraza boshe për “të drejtat e njeriut”, në terren ndodhin akte të rënda vandalizmi dhe dhune:
– Biznese të shkatërruara dhe plaçkitura,
– Familje që mbyllen në shtëpi nga frika,
– Rrugë të bllokuara nga huliganë,
– Polici që përballet me dhunë të organizuar.
4.000 trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa: Presidenti merr kontrollin
Përballë një shteti të kapur nga kaosi, Presidenti Trump urdhëroi dërgimin e 4.000 trupave të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa amerikanë për të rivendosur rendin publik.
“Ka diçka që nuk shkon me këta njerëz. Unë dua vetëm një gjë: paqe. Nëse ka paqe, ne largohemi. Por nëse nuk ka paqe, qëndrojmë aty deri sa të vendoset paqja,” tha Presidenti Trump me tonin e tij karakteristik të qartë dhe pa mëdyshje.
Qindra protestues të dhunshëm janë arrestuar, dhe sipas presidentit, “do të qëndrojnë për shumë kohë në burg.”
Një betejë për Amerikën – dhe për çdo komb që do të mbijetojë
Guvernatori Newsom reagoi me sulme politike, duke e quajtur ndërhyrjen “teatër mediatik”, por qytetarët e ndershëm nuk kërkojnë më retorikë – ata kërkojnë rendi, mbrojtje dhe një shtet që funksionon.
Kjo nuk është një përplasje e zakonshme politike. Kjo është lufta e Presidentit Trump kundër axhendës globaliste, e cila prej vitesh ka promovuar hapjen e kufijve, legalizimin e paligjshmërisë dhe dobësimin e autoritetit shtetëror.
Presidenti Trump: Vetëm ata që e duan Amerikën janë të mirëpritur
Presidenti Trump deklaroi pa ekuivoke:
“Vetëm ata që e duan Amerikën, nuk janë kriminelë dhe janë në vend legalisht, do të qëndrojnë këtu.”
Ky është një mesazh që duhet të dëgjohet edhe në Tiranë, ku emigracioni i paligjshëm përdoret si armë politike, ndërsa çdo veprim për mbrojtjen e sovranitetit shpallet “shkelje e të drejtave”.
🇺🇸 Amerika e Presidentit Trump nuk është republikë bananesh. Është një komb i fortë që nuk do të dorëzohet para anarkisë së majtë.
📣 Rendi është liria e vërtetë. Pa rend, nuk ka as shtet, as dinjitet, as të ardhme. Presidenti Trump po e shpëton Amerikën – si model për të gjithë ata që besojnë në komb, ligj dhe liri.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.