ANALIZA: Carrie Prejean: Strategjia MAGA vs MIGA dhe lojërat politike të Trump drejt 2026 …

Nga Redaksia:

Avokati Altin Goxhaj sjell një analizë të thelluar mbi zhvillimet më të fundit në kampin konservator amerikan dhe strategjitë e brendshme të Partisë Republikane, duke u fokusuar tek roli i ish-Miss California, Carrie Prejean, si figurë kyçe në lojën MAGA vs MIGA drejt zgjedhjeve të 2026.

Në këtë shkrim, Goxhaj thekson mekanizmat e pushtetit, ndikimin e figurave mediatike dhe logjikën e sakrificës politike që ndodhet pas skenës.

MISS KALIFORNIA, TRUMP DHE LOJA MAGA VS MIGA NË PRAG TË 2026

Ish-Miss California, Carrie Prejean, është kthyer në figurën më të diskutuar të javës në kampin konservator amerikan. Sipas interpretimit tim, ajo nuk u “shkarkua” thjesht për deklaratat e saj të forta kundër sionizmit, por u flijua me llogari politike në një lojë më të madhe që lidhet me kampin e Donald Trump dhe përplasjet e brendshme në Partinë Republikane.

Prejean mori rolin e zëdhënëses së një segmenti të madh katolik në SHBA (30–35% e elektoratit) dhe ngriti publikisht një pyetje që tronditi debatin:
“Nëse ne katolikët jemi kundër sionizmit për arsye fetare, a konsiderohemi të gjithë antisionistë?”

Videoja u përhap gjerësisht. Reagimet qenë të forta. Debati shpërtheu.

Çfarë mendoj se po ndodh?

– Ajo artikulon publikisht teza që vetë Trump nuk mund t’i shprehë drejtpërdrejt.
– Hidhet në vijën e parë si figurë përplasjeje kundër establishment-it pro-AIPAC brenda Partisë Republikane.
– Trump ruan distancën institucionale, ndërsa përplasja zhvillohet në nivel figurash të tjera.
– Ajo godet fort, përjashtohet institucionalisht – dhe pikërisht aty fillon kapitali i saj real politik.

Në kampin konservator po flitet për një përplasje MAGA vs MIGA. Sipas analizave elektorale që qarkullojnë, krahu MAGA duket më i konsoliduar në bazë.

Skenari i mundshëm elektoral

– Primaret e 2026 mund të pastrojnë kandidatë të lidhur me linjën neokonservatore.
– Një figurë si Prejean mund të hidhet në një distrikt të sigurt republikan.
– Mbështetja e figurave mediatike konservatore si Tucker Carlson dhe Candace Owens do të ishte vendimtare.
– Klima në bazë është e tillë që lidhjet me AIPAC perceptohen më problematike se më parë.

Sipas këtij interpretimi, një figurë katolike konservatore me profil të fortë publik mund të tërheqë jo vetëm republikanë, por edhe votues demokratë të pakënaqur që nuk gjejnë alternativa të ngjashme në kampin e tyre.

Loja e pushtetit

Trump e përdori një strategji të ngjashme në 2022 për të konsoliduar kontrollin mbi Partinë Republikane: sakrifikoi numra për të garantuar besnikëri. Këtë herë, beteja lidhet me arkitekturën e 2026-s dhe pozicionimin për 2028.

Në politikë shpesh ndodh kështu:

– Ai që flet fort, hap frontin.
– Ai që hesht, komandon lojën.

– Ushtarët përplasen.
– Kandidatët fitojnë ose digjen.
– Arkitektët presin dhe llogarisin.

Kjo është mënyra si funksionon pushteti.

P.S. Vlen të mbahet në mend teza e “Policit të Mirë” (Trump që përqafon publikisht Izraelin) dhe “Policit të Keq” (figura mediatike që sfidojnë narrativën dominante). Në politikë, rolet shpesh ndahen me kujdes – dhe publiku sheh vetëm sipërfaqen.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *