Politika e Donald Trump izoloi Iranin – Bisedimet e pritshme SHBA-Iran …

Nga Redaksia:

Kryediplomati iranian, Abbas Araghchi, mbërriti të premten në Stamboll për bisedime, ku Turqia do të ndërmjetësojë tensionet me SHBA. Araghchi pritet të takohet me Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan dhe Presidentin Erdogan.

Irani është i gatshëm për rifillimin e bisedimeve, por nën kushtin e drejtësisë dhe pa kompromentuar aftësitë mbrojtëse të vendit.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump tha se do të fliste me Iranin, por SHBA dërgoi një tjetër anije luftarake në Lindjen e Mesme, dhe Pentagoni është gati për çdo vendim të presidentit.

Një nga kushtet kryesore të SHBA për rifillimin e bisedimeve mbetet frenimi i programit raketor iranian.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *