Bomba e Avokatit Altin Goxhaj: Nesër shpallet fundi i “Great Reset” dhe rikthimi i shtet-kombit …

Nga Redaksia:

KUJTESË – një moment që, sipas Avokatit Altin Goxhaj, shënon një kthesë historike globale.
Nesër, në skenën e Davosit, aty ku në vitin 2016 u shpall ajo që u quajt “Great Reset”, pritet një akt politik me peshë simbolike dhe gjeopolitike: shpallja e fundin të kësaj axhende globale nga Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump.

Sipas Avokatit Altin Goxhaj, Great Reset-i nuk ishte thjesht një koncept ekonomik, por një projekt ideologjik globalist, i ndërtuar mbi themelet e marksizmit të ri kulturor, i promovuar nga elitat fabianiste të lidhura me Davosin dhe rrjetet e Shoqërisë së Hapur.

Fabianizmi, Davosi dhe “njeriu pa identitet”

Në këtë kontekst, Goxhaj thekson se figura publike si Ben Blushi dhe Lea Ypi përfaqësojnë pikërisht këtë linjë mendimi: pranimin e një bote ku individi “nuk duhet të ketë asgjë dhe duhet të jetë i lumtur”, një formulë që sipas tij buron nga vendimet e Davosit 2016.

Sipas Avokatit Goxhaj, në atë axhendë u hodhën themelet e:

  • PLANdemisë si mjet kontrolli global
  • Identitetit Digjital si zëvendësim i identitetit kombëtar
  • Zhbërjes së pronës private
  • Dobësimit të familjes tradicionale
  • Kontrollit të fjalës së lirë dhe besimit fetar

Trump dhe anulimi simbolik i Great Reset-it

Avokati Altin Goxhaj e sheh shpalljen e nesërme nga Donald Trump si një anulim politik dhe moral të Great Reset-it të vitit 2016. Sipas tij, mesazhi është i qartë:

  • Rikthim i shtet-kombit
  • Mbrojtje e identitetit kombëtar
  • Familja tradicionale si themel i shoqërisë
  • Liria e fjalës pa censurë ideologjike
  • Besimi në Zot si kundërpeshë ndaj nihilizmit globalist

Fundi i globalizmit dhe arkitektura e re gjeopolitike

Sipas analizës së Goxhajt, kjo nuk është vetëm një çështje ideologjike, por edhe një rikonfigurim i rendit botëror. Ai argumenton se:

  • SHBA dhe Rusia po hyjnë në një fazë paqësimi strategjik
  • Elitat globaliste nuk mund të përdorin më konfliktin NATO–Rusi si luftë midis të krishterëve
  • Qëllimi i vjetër për të rrënuar Perëndimin në favor të Kinës komuniste po dështon
  • Izraeli, sipas këtij këndvështrimi, nuk do të ketë më dorë të lirë për destabilizim të vazhdueshëm të Lindjes së Mesme

Një betejë ideologjike, jo thjesht politike

Në përfundim, Avokati Altin Goxhaj e përkufizon këtë moment si një betejë midis dy botëkuptimeve:
Nga njëra anë, globalizmi teknokratik dhe post-nacional;
Nga ana tjetër, shteti-komb, identiteti, besimi dhe sovraniteti.

Sipas tij, ajo që pritet të shpallet nesër nuk është fundi i një politike, por fillimi i shembjes së një axhende globale që synonte kontrollin total mbi shoqëritë njerëzore.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *