Nga Redi Minga:
Sipas raportit të fundit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria është në qendër të vëmendjes amerikane, me 6 pika kyçe që lidhen drejtpërdrejt me qeverisjen Rama dhe ndikimin e saj në rajon.
Administrata amerikane i ka dhënë Edi Ramës një afat 90-ditor për të bërë ndryshime drastike; në të kundërt, do të ketë pasoja të paimagjinueshme për Rilindjen dhe aleatët e saj. Përpjekjet e Ramës për të siguruar një takim me presidentin Trump duke forcuar lidhjet me sionistët izraelitë që të ndikonin tek administrata Trump, por kanë dështuar, duke lënë kryeministrin të izoluar dhe të ekspozuar.
Po çfarë thotë konkretisht dokumenti që përcakton qartë 6 sektorët kyç, të shkruar posaçërisht për Shqipërinë:
1. Teknologjia dhe infrastruktura digjitale
Fokus i veçantë te kontraktorët e AKSHI-t, shërbimet digjitale dhe korrupsioni në nivel administrativ dhe teknik.
2. Real estate dhe ndërtimet
Hetim i thelluar i tregut imobiliar, veçanërisht projekteve të zhvillimit në Tiranë dhe në bregdet, ku dyshohet për pastrim masiv parash.
3. Energjia dhe shërbimet utilitare
Kontroll i KESH-it, OSHEE-së dhe rrjetit të transmetimit, si dhe hetim i koncesioneve në energjinë e rinovueshme: diellore dhe hidrike.
4. PPP-të dhe infrastruktura
Auditim total i të gjitha kontratave PPP, me verifikim të përfituesve realë dhe mënyrës së shpërndarjes së fondeve publike.
5. Bankat dhe financat
Monitorim i bankave lokale dhe sanksionim i çdo institucioni që nuk përputhet me ligjet kundër pastrimit të parave.
6. Turizmi strategjik
Rishikim i statusit të “investitorëve strategjikë”, projekteve turistike dhe favoreve politike të dhëna klientelës së pushtetit.
Goditja ndaj tij filloi në samitin në Gjermani, ku Rama u detyrua të largohej para kohe, dhe u pasua nga veprime të drejtpërdrejta të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Që nga shtatori, një përfaqësues i administratës Trump ka monitoruar situatën në Shqipëri, duke nxjerrë në pah probleme të brendshme të qeverisë Rama 4.
Një moment kyç ishte kur Erion Veliaj u nxor nga burgu për një natë dhe u mor në pyetje nga amerikanët. Ky veprim shënoi hapjen e “Kutisë së Pandorës”, duke nisur një rrjedhje të skandaleve që as opozita nuk kishte mundur t’i zbulonte më parë.
Po ashtu, grupi kriminal i strukturuar që përfshin Belinda Ballukun, Agacin dhe AKSHI-në ka marrë goditjen finale. Ky është një tregues se strukturat më të forta të Rilindjes po shkatërrohen një nga një, dhe askush nuk është më i mbrojtur nga drejtësia amerikane dhe ajo shqiptare.
Sot, Rama duket si një peshk pa ujë – arrogant, por i pambrojtur dhe i brishtë. Koha ka treguar se sundimtarët që duken të fortë janë shpesh më të dobët se sa duket. Një “flluckë sapuni” është gjithçka që mbetet nga veprimet e Rilindjes, ndërsa njerëzit e tij po e braktisin për të shpëtuar veten.
Fati i Rilindjes Sorosiane është i vendosur: 31 marsi 2026 do të gjejë Shqipërinë me një qeveri teknike, duke hapur rrugën për një qeveri të re, të ndërtuar nga shqiptarët dhe për shqiptarët. Amerikanët nuk janë kukulla – janë luanë që nuk ndalen derisa të coptojnë kundërshtarët e tyre. Dhe kjo do të jetë fundi i Rilindjes korruptive në Shqipëri.
