Belinda Balluku meriton vetëm burgun po aq sa Rama, dhe një sekondë e më parë.
Nga Andrea Bregu:
Shumë diversione për të mbrojtur Belinda Ballukun, por ligji është mëse i qartë dhe duhej zbatuar me kohë, madje “më mirë vonë se kurrë”.
Por ka edhe një standart të dyfishtë nga ana e Ramës në raport me Belinda Ballukun.
Kur Bajram Begaj (noteri personal i Ramës në Presidencë) dekretoi “Rama 4” është thënë mjaft qartë se Belinda Balluku dhe funksionet që ajo mban janë me emërim në bazë të Kushtetutës (Neni 98/1). Nuk kemi të bëjmë ende me mandatin e Belinda Ballukut, edhe pse ajo duhet të jetë në burg sa më parë dhe mandati i duhet hequr sa më parë.
SPAK dhe GJKKO janë në zbatim të ligjit, gjë që duhej ta kishin bërë me kohë, pasi ende nuk e dimë nëse Belinda Balluku ka tentuar të prishë provat gjatë kohës që ka qenë pa masë sigurie.
Ajo që tregon standart të dyfishtë të Ramës në raport me Belinda Ballukun është fakti që dërgohet “për interpretim” në Gjykatë Kushtetuese një dispozitë ligjore që është mjaft e qartë.
Standarti tjetër është fakti që Erion Veliaj, i zgjedhur dhe shkarkuar (nga partia e tij, sigurisht), në asnjë moment nuk përballet me kërkesë interpretimi apo dëgjesë.
Jo se kam ndonjë simpati për Veliajn, por këto ngjarje dhe veprime faktojnë tezën e hedhur prej disa muajsh tashmë: Rama kërkon të ketë pushtet absolut në çdo drejtim, duke eleminuar Veliajn që mund të ketë pretendime për të qenë pasardhës i tij. Kur bëhet fjalë për të dhe njerëzit pranë tij, ai është i gatshëm të fusë shkopinj nën rrota vetëm që pushteti i tij të mos rrezikohet, madje edhe për aferat ku vetë është i përfshirë.
Nëse SPAK do t’i bënte një shërbim të madh këtij vendi, është arrestimi një sekondë e më parë i Belinda Ballukut, dhe minimalisht të vinte nën hetim Palloshin e Gjatë dhe Kukullën e Soros.




Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
