Ligji historik: 5 vjet burg nga 1 janari 2026 – Republika Çeke barazon propagandën Komuniste me atë Naziste …

Nga Redaksia:

Republika Çeke ka miratuar një ligj historik që vendos propagandën komuniste në të njëjtin nivel me propagandën naziste, duke parashikuar deri në pesë vjet burg për këdo që promovon ideologji totalitare që synojnë të shtypin liritë themelore ose të nxisin urrejtje.

Ligji, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2026, mbyll një boshllëk të madh ligjor që për dekada lejonte pandëshkueshmërinë ideologjike për krimet e komunizmit në ish-Çekosllovaki. Amandamenti i ri i Kodit Penal e njeh zyrtarisht dhunën, torturat, burgosjet politike dhe abuzimet masive të kryera nga regjimi komunist.

Çfarë parashikon ligji?

Dënim 1 deri në 5 vjet burg për promovimin, përkrahjen ose organizimin e ideologjive komuniste.

Dënim 3 deri në 10 vjet nëse propaganda kryhet në media, rrjete sociale apo nga grupe të organizuara.

Barazim juridik i komunizmit me nazizmin si ideologji totalitare.

Ligji ka marrë mbështetje të gjerë në shoqërinë çeke, ndërsa Partia Komuniste vendase protestoi, duke pretenduar se ky akt “cenon lirinë e shprehjes”. Megjithatë, institucionet dhe analistët çekë e kanë cilësuar masën si “drejtësi të vonuar, por të domosdoshme”.

Mesazhi për vendet e tjera të Europës Lindore

Vendimi i Pragës shihet si një precedent i rëndësishëm për vendet që ende përballen me trashëgiminë e komunizmit. Ndërkohë që Çekia e trajton komunizmin si rrezik të barabartë me nazizmin, shumë vende – përfshirë Shqipërinë – vazhdojnë të kenë ish-strukturat komuniste të integruara në pushtet dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore për krimet e diktaturës.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *