Studimet tregojnë se fëmijët që marrin smartphone, rrezikohen nga probleme të rënda mendore në moshën e rritur …

Nga Dr. Joseph Mercola:

Një studim i gjerë ndërkombëtar, i publikuar në Journal of Human Development and Capabilities dhe i bazuar mbi të dhënat e Global Mind Project (mbi 100 mijë persona të moshës 18–24 vjeç në 163 shtete), ka nxjerrë një paralajmërim tronditës: fëmijët që marrin smartphone para moshës 13 vjeç kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të thella mendore në rini dhe në jetën e mëvonshme.

Rezultatet janë të qarta: sa më i vogël fëmija kur merr telefonin e parë, aq më e dobët bëhet shëndeti i tij mendor në moshën e rritur. Për shembull, vajzat që morën telefonin në moshën 5–6 vjeç raportuan deri në 48% mendime vetëvrasëse, ndërsa për ata që e morën në moshën 13 vjeç kjo shifër ishte 28%.

Problemet më të theksuara përfshijnë: mendime vetëvrasëse, agresivitet, shkëputje nga realiteti, halucinacione, vetëvlerësim i ulët dhe mungesë e qëndrueshmërisë emocionale. Veçanërisht tek vajzat, dëmi është më i madh duke shkatërruar besimin dhe aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme.

Studiuesit theksojnë se një nga arsyet kryesore është aksesimi i hershëm në rrjetet sociale, i cili sjell pasoja si: ciberbullizëm, përkeqësim të marrëdhënieve familjare, çrregullime gjumi dhe ekspozim ndaj përmbajtjes së dëmshme e hiperseksualizuese. Në vendet anglishtfolëse, ky faktor shpjegon deri në 70% të dëmeve mendore të lidhura me përdorimin e hershëm të telefonave.

Ekspertët kërkojnë masa urgjente për mbrojtjen e brezave të rinj:

  • Të shtyhet dhënia e smartphone-ve përpara moshës 13 vjeç.
  • Të kufizohet hyrja në rrjetet sociale deri kur të zhvillohen aftësi më të forta të vetëkontrollit emocional.
  • Të futet edukimi dixhital i detyrueshëm përpara se fëmijët të përdorin pajisjet pa mbikëqyrje.
  • Të krijohen zona dhe orare pa telefona në familje dhe shkolla.

Ky studim tregon se çështja nuk është thjesht “sa kohë kalon para ekranit”, por në çfarë moshe nis ekspozimi ndaj botës dixhitale. Sipas autorëve, vetëm duke vonuar hyrjen e hershme në këtë botë të rrezikshme mund të shmangen pasoja të rënda si depresioni, vetëvrasja dhe prishja e identitetit të brezit të ri. /The Defender

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *