Edi Rama tallet me tokat e shqiptarëve duke j’ua dhënë Oligarkëve me koncesion për 49-vite …

Nga Redaksia:

Rama po jep tokat e shqiptarëve oligarkëve me koncesione 49-vjeçare, ndërkohë që hidrocentralet mund të furnizojnë Shqipërinë dhe Dardaninë

Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e dy centraleve të reja fotovoltaike në Ersekë dhe Fier, me fuqi totale mbi 38 megavat dhe afat operimi 49-vjeçar. Vendimi shihet si një tjetër skemë e Edi Ramës për të dorëzuar pasurinë kombëtare në duart e oligarkëve për gati gjysmë shekulli.

Njëri prej centraleve do të ndërtohet në Ersekë me kapacitet 30 megavat nga shoqëria “Met Invest”, ndërsa tjetri në fshatin Povelçë të Fierit me kapacitet 8,8 megavat nga kompania “IDI 2005”. Afati i realizimit është 36 muaj, ndërsa operimi i tyre do të zgjasë për plot 49 vjet.

Kompanitë janë të detyruara të raportojnë çdo tre muaj mbi ecurinë e punimeve dhe të dorëzojnë një sigurim kontrate prej 5% të vlerës së investimit. Mbikëqyrja, sipas qeverisë, do të kryhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Vendimi është publikuar tashmë në “Fletoren Zyrtare”, duke i hapur rrugë procedurave zyrtare për këto dy projekte energjetike. Por kritikat janë të forta: pse Rama vazhdon t’u japë tokat shqiptare oligarkëve për 49 vjet, kur Shqipëria ka hidrocentrale të fuqishëm që mund të sigurojnë energji për gjithë kombin shqiptar?

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *