Wall Street Journal: Departamenti i Drejtësisë në SHBA udhëzon hetime ndaj Fondacionit të George Soros …

Nga Redaksia:

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, Aakash Singh, ka shpërndarë një memo të brendshme në disa zyra të prokurorëve federalë, duke i udhëzuar ata të përgatiten për hetime ndaj Open Society Foundations, organizata e financuar nga miliarderi George Soros.

Memoja liston një sërë akuzash të mundshme, duke përfshirë mbështetje materiale për terrorizëm, arson (djegie e qëllimshme), mashtrim elektronik (wire fraud) dhe racketeering (krim i organizuar).

Sipas raportimeve, udhëzimi është dërguar në shtete si Kalifornia, New York, Illinois, Michigan dhe Maryland.

Fondacioni Open Society ka reaguar menjëherë, duke i cilësuar akuzat të pabaza dhe duke e parë këtë veprim si një sulm politik të motivuar nga administrata Trump.

Ky zhvillim ka ndezur debate në Uashington dhe pritet të shihet nëse udhëzimi do të përkthehet në akuza zyrtare dhe procese gjyqësore. /Wall Street Journal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *