19 Jun 2025, Thu

Kina paralajmëron SHBA-në – Mos “luajë me zjarrin” për çështjen e Tajvanit. (Video)

Nga Al Jazeera

Në një reagim të ashpër ndaj deklaratave të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë samitit të sigurisë Shangri-La në Singapor, Kina e paralajmëroi SHBA-në të mos përdorë çështjen e Tajvanit si një “mjet për ta përmbajtur Kinën”.

Hegseth akuzoi Kinën se po përgatitet për një ofensivë ushtarake me qëllim ndryshimin e balancës së fuqisë në Azi dhe se po stërvitet për një pushtim të mundshëm të Tajvanit. Ai kërkoi nga aleatët në rajon, përfshirë Australinë, të rrisin investimet në mbrojtje.

Ministria e Jashtme kineze reagoi ashpër, duke e quajtur SHBA-në si faktor destabilizues në Paqësor dhe e akuzoi Hegseth për përhapje të mentalitetit të Luftës së Ftohtë dhe shpifje kundër Kinës. Ajo përsëriti se Tajvani është çështje e brendshme kineze dhe nuk duhet të përdoret nga fuqitë e huaja për presion gjeopolitik.

Gjithashtu, Pekini hodhi poshtë pretendimet amerikane për rrezik në lundrimin detar në Detin e Kinës Jugore, duke theksuar se SHBA është faktori kryesor që rrezikon stabilitetin në rajon.

Për herë të parë që nga viti 2019, Kina nuk mori pjesë me Ministrin e saj të Mbrojtjes në këtë forum të nivelit të lartë, duke dërguar në vend të tij një delegacion me zyrtarë më të ulët.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *