20 Aug 2025, Wed

Edi Rama kërkon të bëhet Padroni i Karburanteve në Shqipëri …

Nga Redaksia:

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Cërriku se qeveria shqiptare do të hyjë drejtpërdrejt në importin dhe shpërndarjen e naftës:

“Do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe në shpërndarjen e naftës”, tha Rama.

Ky vendim ka hapur një seri dyshimesh dhe pyetjesh të mëdha, jo vetëm për tregun e karburanteve, por edhe për vetë të ardhmen e mandatit të tij si kryeministër.

Monopoli i naftës në duart e Ramës

Sipas burimeve të PatriotikMedia.al, Edi Rama ka kontrolluar prej kohësh biznesin e naftës nëpërmjet “partnerëve” të tij, duke e kthyer tregun pothuajse në monopol. Shqipëria ka sot çmimet më të larta të naftës jo vetëm në rajon, por edhe në Europë, ndërsa konsumatori shqiptar nuk ka asnjë zgjidhje përballë këtij sistemi të mbyllur.

Në qarqe të ndryshme përflitet se Rama po përgatitet të shesë kontrollin e këtij biznesi tek gjiganti Shell (duhet ende konfirmim), duke e përdorur qeverinë si mjet kalimtar për të likuiduar interesat e tij private.

Pyetja që lind është: pse ky vendim pikërisht tani? Pse jo gjatë tre mandateve të para?
Shumë analistë e lidhin këtë me faktin se Rama ka nisur “daljen” e tij nga skena politike dhe po përgatitet të tërhiqet, duke likuiduar bizneset dhe asetet e veta në këtë mandat të katërt.

Nëse në tregun shqiptar shfaqen Shell, Exxon apo kompani të ngjashme, atëherë kjo do të ishte dëshmia më e fortë që Rama ka bërë një marrëveshje të fshehtë për të shitur monopolizimin e naftës.

Një tjetër pikë e errët lidhet me kontratat e furnizimit të ushtrisë me karburant, ku sipas shumë zërave, përfshihet një kompani ku pronar real është miku personal i Ramës, Ron Yeffet, i cili akuzohet se menaxhon edhe fondet e tij në SHBA. Ky është një element që kërkon transparencë të plotë.

Rama nuk po ndalet vetëm te nafta. Prej kohësh ai ka nisur procesin e privatizimit të pronës shtetërore dhe të ish-pronarëve, duke përdorur institucione të ngritura enkas për këtë qëllim, si ADIA (Albania Investment & Development Agency) dhe AI Corporation. Nëpërmjet tyre, prona shtetërore u është kaluar kompanive të përzgjedhura si “investime strategjike”, shpesh pa transparencë dhe pa vendime parlamentare.

PatriotikMedia.al ngre disa pyetje konkrete të cilave Rama duhet t’u përgjigjet:

1-Pse qeveria hyn papritur në import dhe shpërndarje të naftës pas 12 vitesh pushtet?

2-Pse pikërisht në mandatin e katërt?

3-Kush janë partnerët privatë që përfitojnë nga këto marrëveshje?

4-Çfarë roli ka Shell apo kompani të tjera të huaja?

5-Si menaxhohen fondet e fituara nga këto transaksione dhe ku përfundojnë?

6-Çfarë ndodh me pronën publike që po privatizohet nëpërmjet agjencive të ngritura nga vetë Rama?

Nëse marrëveshjet e përfolura për shitjen e biznesit të naftës bëhen realitet, atëherë jo vetëm SPAK, por edhe agjencitë ndërkombëtare – sidomos ato amerikane – duhet të hetojnë se ku shkojnë fondet. Shqipëria nuk mund të kthehet në një “lavanderi” për pastrim parash të korrupsionit dhe drogës nëpërmjet naftës dhe kullave të betonit.

Ky është vetëm fillimi i një zinxhiri të gjatë hetimesh dhe publikimesh që PatriotikMedia.al po sjellë, për të treguar se si Edi Rama ka ngritur një perandori korrupsioni mbi pronën publike, karburantet dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *