ANALIZA/Kombi shqiptar: dije, vetëdije dhe zgjim kombëtar!
Nga Gert Zhaka:
Kombi dhe shoqëria shqiptare, pas 30 majit, kanë arritur nivele të jashtëzakonshme të dijes (njohuri + eksperiencë) dhe të vetëdijes (perceptim + vetëkontroll).
Sot, në kohën kur po shkruajmë, besoj se asnjë komb tjetër në botë nuk e ka arritur këtë nivel ndriçimi dhe ndërgjegjësimi kolektiv.
Shqiptarët sot janë pozicionuar përballë dy rrymave ideologjike dominuese:
GLOBALISTËT + PATRIOTËT
- Globalistët (sorosianët) – Deep State shqiptar
Një bllok interesash që, sipas këtij qëndrimi politik, po përpiqet të ruajë privilegjet dhe vazhdimësinë e pushtetit përmes një potenciali financiar që vlerësohet rreth 500 milionë euro.
Kërkojnë me çdo kusht legjitimitetin politik përmes zhvillimit të zgjedhjeve.
Nëpër panelet televizive diskutohet vetëm për emra kandidatësh, sikur ndryshimi i individëve të zgjidhte problemin e sistemit.
Kur je pjesë e të njëjtit rrjet interesash, nuk ka rëndësi nëse vjen nga PD-ja, PS-ja apo partitë e vogla. Etiketa partiake nuk e ndryshon përkatësinë ndaj sistemit.
- Patriotët (trumpianët)
Një bashkim rreth dashurisë për atdheun, sovranitetit dhe interesit kombëtar.
Refuzojnë alternativat që, sipas tyre, ofrohen nga Deep State dhe nuk pranojnë kompromis me një sistem që e konsiderojnë përgjegjës për gjendjen e vendit.
Po luftojnë për të ardhmen e tyre, për rininë dhe studentët, për fëmijët e tyre dhe për të gjithë popullin.
- Pesë kërkesat – Kodi hyjnor i popullit
- Dorëheqje!
- Qeveri teknike, jo politike!
- Kod zgjedhor i ri!
- Zgjedhje të lira dhe të ndershme!
- Garanci institucionale për vullnetin e popullit!
Fakti që, sipas perceptimit tim, 70–80% e rinisë ka përqafuar dashurinë për atdheun deri në vetëflijim, më ka bindur se shoqëria shqiptare po kalon një transformim të thellë ndërgjegjësimi.
Kam besim se kombi shqiptar, ashtu si në shumë momente vendimtare të historisë së tij, ka të gjetur forcën për të triumfuar.
DEEP STATE + KËNETA DREJT THARJES!
RROFTË SHQIPËRIA SOVRANE!
© Copyright of PatriotikMedia.al


