VIDEO: Rama nuk heq dorë nga mashtrimet dhe manipulimet, këtë herë edhe përpara mediave ndërkombëtare!
Nga Redaksia – Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë përsipër t’i tregojë Europës se si duhet të sillet ndaj Donald Trumpit, ndërkohë që vetë nuk ka hezituar të përdorë emrin e presidentit amerikan për projektet e tij në Shqipëri.
Edi Rama vazhdon të luajë me deklaratat politike dhe të ndërtojë narrativa sipas interesave të tij. Këtë herë, përpara mediave ndërkombëtare, ai kërkon t’i japë Europës leksione se si duhet të distancohet nga Donald Trumpi.
Por lind një pyetje e thjeshtë për kryeministrin shqiptar: A ka ikur Donald Trumpi nga skena politike amerikane që Rama po nxit Europën të largohet prej tij?
Dhe, meqë ra fjala, zoti Rama, çfarë do të bësh me ishullin e Sazanit dhe projektin që është lidhur publikisht me emrin e Jared Kushnerit, dhëndrit të Donald Trumpit?
Është e vështirë të kuptohet se si një kryeministër që ka promovuar një projekt të tillë, të dalë sot përpara opinionit ndërkombëtar dhe të sillet sikur po u jep leksione europianëve për marrëdhëniet me Trumpin.
Kjo është pikërisht ajo që ngre pikëpyetje mbi koherencën dhe sinqeritetin e qëndrimeve të tij politike.
A është kjo diplomaci apo thjesht një tjetër përpjekje për të qenë në anën që i leverdis në momentin e duhur?
Shqiptarët kanë parë mjaftueshëm nga këto lojëra politike. Nuk mund të jesh një ditë promovues i projekteve të lidhura me rrethin e Trumpit dhe ditën tjetër të përpiqesh t’i tregosh Europës se si duhet të sillet ndaj tij.
Zoti Rama, koha e deklaratave spektakolare dhe e politikës së fasadës duhet të marrë fund. Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi, transparencë dhe një kryeministër që u jep llogari qytetarëve të vet, jo për një lider që kërkon të fitojë duartrokitje në arenën ndërkombëtare.
Lëpirja politike nuk është diplomaci dhe servilizmi nuk është vizion shtetëror.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për leksione qëndrimesh ndërkombëtare. Kanë nevojë për një qeveri që merret me problemet e tyre.
Zoti Rama, në vend që t’i japësh Europës leksione politike, jep llogari për Shqipërinë. Dhe nëse nuk ke më çfarë t’u ofrosh shqiptarëve, jep dorëheqjen!
© Copyright of PatriotikMedia.al


