Gjergj Thanasi ngre alarmin në Vlorë: Pas muzeut hebraik, në shënjestër Kalaja e Kaninës? Oktapodi synon një tjetër pasuri historike … (VIDEO)

Nga Redaksia – Një tjetër alarm për trashëgiminë kulturore të Vlorës vjen nga Gjergj Thanasi, i cili gjatë protestës së zhvilluar në qytetin bregdetar kundër ndërtimit të muzeut hebraik, ka ngritur një shqetësim të ri lidhur me të ardhmen e Kalasë së Kaninës.

Sipas deklarimeve të Thanasit, projekti për muzeun nuk qenka e vetmja çështje që duhet të shqetësojë qytetarët vlonjatë. Ai pretendon se pas kësaj nisme fshihet edhe një tjetër lëvizje që lidhet me një nga monumentet më të rëndësishme historike të zonës, Kalanë e Kaninës.

Të dashur Vlonjatë, oktapodi që do të ndërtojë këtë në këtë gropë muzeun cifut, tani synon diçka tjetër në Vlorë. Synon Kaninën!”, është mesazhi alarmues që përcjell Thanasi.

Në vijim, ai i referohet datës 17 tetor, kur sipas tij, ministri Blendi Gonxhja ka deklaruar zyrtarisht se Kalaja e Kaninës do t’i jepet një subjekti privat për ndërhyrje dhe rikonstruksion.

Thanasi ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si do të realizohet ky proces dhe mbi identitetin e subjektit që pritet të marrë në administrim apo të kryejë punimet në këtë monument historik. Ai e cilëson subjektin si një kompani private dhe pretendon se kalaja po i drejtohet një fondi privat, pavarësisht se, monumenti ndodhet në gjendje të mirë dhe nuk besojm se ka nevojë për një ndërhyrje të tillë.

KUSH DO TË PËRFITOJË NGA KALAJA E KANINËS?

Deklaratat e Thanasit hapin një debat të rëndësishëm publik: përse duhet t’i besohet një subjekti privat ndërhyrja në një monument me vlera të jashtëzakonshme historike? Cilat janë kushtet e marrëveshjes? Kush është subjekti përfitues dhe çfarë përgjegjësish do të ketë?

Nëse bëhet fjalë për një projekt restaurimi, qytetarët kanë të drejtë të dinë se cilat janë studimet teknike, gjendja reale e monumentit, procedurat e përzgjedhjes dhe garancitë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Kalaja e Kaninës nuk është një pronë e zakonshme që mund të trajtohet si një aset biznesi. Ajo është pjesë e historisë dhe identitetit të Vlorës, një pasuri që u përket brezave dhe që kërkon transparencë maksimale.

ALARMI I THANASIT KËRKON PËRGJIGJE

Përballë këtyre pretendimeve, institucionet përgjegjëse duhet të dalin me sqarime publike. Kush është fondi privat që përmendet? Çfarë parashikon konkretisht projekti? A do të ketë kalaja ndryshim administrimi dhe mbi çfarë baze ligjore?

Vlonjatët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë për çdo vendim që prek pasuritë e tyre historike.

Sepse mbrojtja e trashëgimisë kulturore nuk duhet të kthehet në një çështje interesash private, por duhet të mbetet një përgjegjësi publike.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top