Lennart Karl dhe Laimer fundosin Atletikon: Bayern Munihut fiton betejën në Madrid …
Nga Redaksia – Bayern Munich ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atlético Madridin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës të UEFA Champions League. Skuadra bavareze tregoi forcën e saj në stadiumin “Riyadh Air Metropolitano”, duke goditur në momentet kryesore të takimit dhe duke marrë tri pikë me mjaft peshë.
Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e fortë taktike, por gjermanët arritën të zhbllokonin shifrat në minutën e 54-t falë golit të Lennart Karl. Atlético Madrid u përpoq të reagonte për të barazuar rezultatin, mirëpo mbrojtja e Bayernit nuk lejoi hapësira të rrezikshme për vendasit.

Në minutën e 74-t, Konrad Laimer dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar epërsinë dhe duke vulosur përfundimisht triumfin e bavarezëve. Me këtë rezultat, Bayern Munich largohet nga Madridi me një sukses të rëndësishëm në kompeticionin evropian, ndërsa Atlético Madrid pëson një humbje të hidhur përpara publikut të vet.
© Copyright of PatriotikMedia.al


