Denoncim: Avokatët e PD-së dhe të Soros-it po bëjnë lojë të pisët kundër protestuesve në komisariate dhe gjykata …
Nga Redaksia – Avokati Erald Aga ka publikuar një denoncim të fortë lidhur me mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen protestuesit e arrestuar në komisariate dhe në sallat e gjyqit. Ai ngre akuza ndaj avokatëve të Partisë Demokratike dhe atyre që i lidh me Soros-in, duke pretenduar se, ndërsa përmes propagandës mediatike përcillet imazhi i mbështetjes ndaj protestuesve, në prapaskenë po zhvillohet një tjetër skemë.
Në denoncimin e tij, Aga paraqet disa pretendime konkrete për aksesin e avokatëve në komisariate, procesverbalet e deklarimeve të të arrestuarve dhe zhvillimin e seancave gjyqësore.
Më poshtë, denoncimi i avokatit Erald Aga:
Disa të vërteta në prapaskenë sesi avokatët e PD-së dhe Soros-it po bëjnë lojë të pisët kundër protestuesve në komisariate dhe në gjykatë por që përmes propagandës mediatike përcillen kronika sikur po i gjenden pranë.
1 – Në komisariate të vetmit që lejohen nga pushteti të futen brenda janë avokatët e PD dhe ata të Soros-it, e tek-tuk ndonjë avokat privat pas insistimit të madh të të arrestuarit për të pasur avokatin e tij privat. Thuajse në të gjithë procesverbalet e deklarimeve nga të arrestuarit nën asistencën e avokatëve të PD-së dhe Soros-it ose kanë shënimin “refuzon të deklarojë” ose nuk denoncohet përmes deklarimit në procesverbal dhuna dhe terrori policor.
2 – E njëjta skemë edhe në gjykata. Të vetmit avokatë që gjykata dhe pushteti lejojnë të futen janë ata të PD-së dhe Soros, dhe dera e gjykatës mbyllet me këta avokatë brenda sallave të gjyqit dhe avokatët privat presin jashtë me shpresën se do t’i thërrasin për t’u futur brenda në sallë e të përfaqësojnë të arrestuarin. Thirrja e avokatit privat vjen vetëm pasi ka mbaruar seancën me avokatët e PD-së dhe të Soros-it. Dhe seancat janë çështje formale! Zero pamje filmike të dorëzuara në mbrojtje të të arrestuarve dhe të gjithë masat e kërkuara miratohen nga gjykatësit.
Nuk e besoni? Mjafton të pyesni të familjarët e të arrestuarve dhe të lexoni procesverbalet e deklarimeve. Përjashtim bëjnë rastet e dhunës shumë të dukshme dhe të bujshme si edhe kur të arrestuarit i është dorëzuar një vendim për kryerje akti-ekspertimi.
© Copyright of PatriotikMedia.al


