Nga redaksia PatriotikMedia.al
Në një intervistë të gjatë dhe të pazakontë me komentatorin konservator Tucker Carlson, kandidati i njohur presidencial amerikan dhe aktivisti i lirisë mjekësore Robert F. Kennedy Jr. hodhi akuza të rënda ndaj sistemit shëndetësor amerikan, duke e quajtur atë një industri që pasurohet duke na mbajtur të sëmurë.
“Mjekët po fitojnë para duke na mbajtur të sëmurë, spitalet po fitojnë para duke na mbajtur të sëmurë, kompanitë farmaceutike po fitojnë para duke na mbajtur të sëmurë,” – deklaroi Kennedy.
Një industri që përfiton nga sëmundja, jo nga shëndeti
Sipas Kennedy-t, e gjithë struktura e sistemit shëndetësor në SHBA – dhe në mënyrë të ngjashme në vende të tjera të botës – funksionon mbi bazën e “incentivave të përçudnuara”, të cilat nxisin përfitimin ekonomik në dëm të shëndetit real të pacientit.
“Nuk them se është një komplot i organizuar, por është një sistem i ndërtuar për të nxitur sëmundjen,” – theksoi ai.
Në këtë kontekst, ai e quajti Amerikën “kombin më të sëmurë në botë”, ku çdo hallkë e sistemit përfiton nga zgjatja e sëmundjes, jo parandalimi apo shërimi i saj.
Skandali i vaksinave: Bonuset që marrin mjekët për çdo dozë të futur në kalendarin zyrtar
Një nga denoncimet më të forta të Kennedy-t lidhet me sistemin e vaksinimit në SHBA, të cilin ai e cilëson si një mekanizëm fitimi të kontrolluar nga kompanitë farmaceutike dhe siguracionet shëndetësore.
Sipas tij, rreth 50% e të ardhurave të shumë pediatërve vijnë direkt nga vaksinat.
Siguruesit privatë si Blue Cross japin bonuse të majme për mjekët që arrijnë të vaksinojnë një përqindje të lartë të pacientëve.
Nëse një prind kërkon të vonojë ose të shmangë ndonjë vaksinë për fëmijën, shumë pediatër refuzojnë t’i ndjekin si pacientë, për të mos rrezikuar shpërblimet financiare.
“Nëse i thua pediatrit tënd se do një kalendar më të ngadaltë vaksinimi, ai do të të nxjerrë jashtë – sepse po rrezikon strukturën e bonusit të tij,” – tha Kennedy.
Shteti, shkencëtarët dhe Big Pharma: Një bashkëpunim me miliarda dollarë
Sipas Kennedy-t, qeveria amerikane shpesh projekton vetë vaksinat përmes instituteve si NIH (Instituti Kombëtar i Shëndetit) dhe pastaj ia jep zhvillimin dhe shpërndarjen një korporate farmaceutike. Kjo kompani e kalon vaksinën për miratim në FDA dhe pastaj në ACIP (Komiteti Këshillimor për Praktikat e Imunizimit).
Nëse vaksina përfshihet në kalendarin zyrtar të vaksinimit: “…do i sjellë kompanisë së farmacisë rreth 1 miliard dollarë në vit, sepse tani ke një treg të detyruar dhe të mbyllur.”
Kennedy shton se ACIP nuk ka refuzuar kurrë ndonjë vaksinë, dhe se shumë vaksina miratohen për sëmundje që nuk janë as ngjitëse.
Rasti i Hepatitit B: Një vaksinë për fëmijë të sapolindur që nuk ka kuptim logjik
Një nga shembujt më tronditës që përmend Kennedy është vaksina kundër Hepatitit B, e cila u rekomandohet të gjithë foshnjave në SHBA në orën e parë të jetës, pavarësisht që rreziku i infektimit për një foshnjë të shëndetshme është 1 në 7 milionë.
“Rekomandojnë që t’i japësh vaksinën kundër hepatitit B një foshnje të porsalindur, megjithëse ajo nuk është promiskuoze, nuk është prostitutë, dhe nuk është përdoruese droge,” – ironizoi Kennedy.
Mjekësia është kthyer në korporatë
Kennedy denoncoi faktin që 80% e mjekëve sot punojnë për korporata të mëdha, në krahasim me vetëm 20% para 20 vitesh. Këto korporata, sipas tij, u kërkojnë mjekëve të prodhojnë fitime, jo të shërojnë pacientë.
“U thonë mjekëve: Ne nuk duam të dimë se çfarë ndodh me pacientin tuaj, duam të dimë sa fitim keni gjeneruar.”
Ai theksoi se shumë studentë të mjekësisë dalin me borxhe të mëdha universitare, dhe për këtë arsye hyjnë në sistem të lidhur me detyrime financiare, jo me mision shërbimi.
A është shëndeti tashmë një biznes i pashpirt?
Deklaratat e Robert Kennedy Jr. po trondisin themelet e industrisë shëndetësore në SHBA, por ato vlejnë edhe për vende si Shqipëria, ku politika shëndetësore shpesh ndjek diktatin e institucioneve ndërkombëtare dhe fondacioneve globaliste.
Pyetja është: A do të zgjohet opinioni publik për të kërkuar transparencë, të drejtën për zgjedhje dhe një sistem që nuk shikon pacientin si burim fitimi, por si njeri që ka nevojë për kujdes të ndershëm dhe të drejtë?
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.