VIDEO: Amerikanët zbarkojnë në Vlorë, anija luftarake shfaqet pranë Orikumit …

Nga Redaksia – Një anije luftarake amerikane është shfaqur sot në ujërat pranë Orikumit, në Gjirin e Vlorës, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës. Prania e saj ngre pikëpyetje mbi qëllimin e mbërritjes dhe aktivitetin që mund të zhvillohet në këtë pjesë të bregdetit shqiptar.

Pamjet tregojnë një anije luftarake amerikane, e pajisur me një helikopter ushtarak në pjesën e pasme. Pranë saj dallohen edhe mjete të vogla lundruese, duke e bërë edhe më të dukshme praninë e mjeteve ushtarake në ujërat e Gjirit të Vlorës.

Deri më tani, arsyeja e mbërritjes së anijes pranë Orikumit nuk është bërë e ditur. Nuk ka informacion të qartë nëse bëhet fjalë për një vizitë ushtarake, një aktivitet të përbashkët me forcat e armatosura shqiptare apo për një tjetër mision.

Pse është zgjedhur pikërisht Gjiri i Vlorës? Prania e një anijeje luftarake amerikane në këtë zonë të bregdetit shqiptar rikthen vëmendjen te rëndësia strategjike e Vlorës dhe e hapësirës detare përreth saj.

Pritet që detaje të tjera të bëhen të ditura lidhur me identitetin e anijes, misionin e saj dhe arsyen e pranisë në ujërat pranë Orikumit. /JOQ

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top