Paralajmërimi nga protesta: Dyshime për grupe të infiltruar që synojnë djegien e bizneseve dhe përplasjen mes studentëve e qytetarëve …
Nga Redaksia – Një njoftim i mbërritur në redaksinë e PatriotikMedia.al ngre shqetësimin se grupe të infiltruar mund të tentojnë të djegin biznese në Tiranë, me qëllim krijimin e pakënaqësisë te qytetarët dhe nxitjen e një përplasjeje mes tyre dhe studentëve protestues. Dyshimet janë shtuar edhe nga pretendimet për pengimin e ndërhyrjes së zjarrfikësve gjatë një incidenti pranë ambienteve të IuteCredit, ku, sipas raportimeve nga protesta, civilë të maskuar po ndërhynin vetë.
Po tentohet që vandalizmi t’u faturohet studentëve?
Sipas njoftimit të mbërritur në redaksi, skenari i dyshuar synon që djegiet dhe dëmtimet e bizneseve t’u atribuohen studentëve, duke i paraqitur ata para opinionit publik si vandalë dhe shkaktarë të kaosit.
Një situatë e tillë mund të shkaktojë zemërim te qytetarët e Tiranës, veçanërisht te pronarët e bizneseve dhe familjet që mund të preken nga dëmet materiale. Në këtë mënyrë, në vend që vëmendja të përqendrohet te kërkesat e studentëve, rrezikohet të krijohet një konflikt mes protestuesve dhe qytetarëve.
Pse nuk u lejuan zjarrfikëset të ndërhynin?
Një nga elementet që ka ngritur pikëpyetje gjatë zhvillimeve të protestës lidhet me incidentin pranë ambienteve të IuteCredit.
Sipas raportimeve që vijnë nga protesta, policia nuk lejoi zjarrfikëset të ndërhynin për shuarjen e zjarrit, ndërsa civilë të maskuar po merrnin vetë përsipër ndërhyrjen.
Kjo rrethanë ka shtuar dyshimet dhe pyetjet mbi mënyrën se si u menaxhua situata. Pse u pengua, sipas këtyre raportimeve, ndërhyrja e zjarrfikësve? Kush ishin civilët e maskuar që ndërhynë në vendngjarje? Dhe a ka lidhje mes këtyre zhvillimeve dhe paralajmërimit për persona të infiltruar që mund të tentojnë të djegin biznese?
Këto janë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Apel për studentët: Mos lejoni që protesta të përvetësohet nga provokatorët!
Protestuesit duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë që individë të paidentifikuar të shfrytëzojnë turmën për akte dhune, zjarrvënie apo shkatërrim prone.
Çdo person që nxit djegien e bizneseve apo tenton të provokojë përplasje duhet të identifikohet dhe t’u raportohet organizatorëve dhe autoriteteve, pa rënë në grackën e konfrontimeve fizike.
Studentët dhe bizneset shqiptare nuk duhet të kthehen në kundërshtarë. Nëse dikush synon t’i vendosë kundër njëri-tjetrit, pasojat do t’i vuajnë qytetarët dhe vetë protesta.
Mesazhi është i qartë: Kujdes nga provokimet! Mos lejoni që persona të infiltruar të djegin biznese, t’ua faturojnë veprimet studentëve dhe të nxisin zemërimin e qytetarëve të Tiranës kundër protestës.
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al


