Nga Alma Hoxha:
Pjesëmarrja e ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, në çeljen e një konference dhe trajnimi për një grup mësuesish shqiptarë, me fokus edukimin për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit, ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje.
Në një reagim të saj, Alma Hoxha ngre një sërë pyetjesh mbi përmbajtjen e këtyre trajnimeve, rolin e institucioneve shqiptare dhe përfshirjen e një shteti të huaj në trajnimin e mësuesve shqiptarë.
Hoxha shpreh kritikat e saj të forta ndaj kësaj nisme dhe ngre pretendime për atë që ajo e konsideron si ndikim dhe propagandë të huaj në sistemin arsimor shqiptar.
Më poshtë sjellim të plotë reagimin e Alma Hoxhës:
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, mori pjesë në çeljen e një konference dhe trajnimi për një grup mësuesish shqiptarë, me fokus edukimin për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit.
Çfarë trajnimesh ju bën ambasadorja e Izraelit mësuesve shqiptarë?
Ç’taksirat kanë mësuesit shqiptarë të dëgjojnë propagandën e një shteti gjenocidar që i trajnon mësuesit shqiptarë si të jenë agjentë të ardhshëm të shtetit izraelit?
Ore, a ka shtet ky vend?
A ka ligje shteti?
Me ç’të drejtë shtete të huaja trajnojnë mësuesit shqiptarë që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë?
Cili është tagri i trajnuesve, kualifikimi dhe përfitimi publik i supozuar nga këto trajnime të kundërligjshme?
Si mund të përdoren mësues shqiptarë si pjesë e propagandës së PR të një shteti që i ka duart me gjak fëmijësh!?
Këto nuk janë trajnime mësuesish, Izraeli thjesht po trajnon agjentë!
Nga patronazhistë rilindas po implementohet infrastruktura e agjento-patronazhistëve të Mosadit!

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al