Nga Armir Shkurti:
E kam kompliment për këdo që quan zgjidhje “qeverinë teknike”.
Ta shpjegoj se përse është kompliment:
Të jesh idiot nuk është faji yt. Po ashtu, të jesh gomar, as ky nuk është plotësisht faji yt. Mirë do të qe që dikush që të do, të të ndalojë të manifestohesh në publik dhe, për më tepër, të besosh se idiotësia dhe gomarllëku yt është mendim apo ide.
Vijmë tek “qeveria teknike”.
Pikërisht për të ruajtur shqiptarin nga ndonjë lajthitje, Zoti ka sjellë prej gati dy vjetësh një sharlatan që thotë se “do të marrë zvarrë gjithë dynjanë”: që nga Rama e Berisha deri tek ata që e përqeshin në publik. Çdo individ me 8-vjeçare ka vrarë mendjen dhe ka pyetur:
— Ore, si do ta bëjë ky këtë punë?
Dhe çdo shqiptar me 8 klasë shkollë, që njeh minimumin e shtetit, i është përgjigjur:
— Ky të rruan trapin! Se shteti bëhet me ligje, ligjet i bën parlamenti, politikën dhe parlamentin i bëjnë partitë.
Në 14 shtator 1998, një turmë e revoltuar hyri në kryeministri, e pushtoi plotësisht, madje edhe zyrën e kryeministrit. Pas disa orësh, siç hynë, dolën, pa qeverisur, pa vendosur gjë dhe pa i njohur askush.
Në vitin 2017, pas një marrëveshjeje PS-PD, u formua një qeveri e përbashkët, pasi partia (atëherë e Lulit) kërkonte garanci për të hyrë në zgjedhje. Në atë qeveri teknike, opozita mori një zëvendëskryeministre dhe 6 ministra. Dy prej ministrive ishin e Brendshme dhe e Drejtësisë. Rama rifitoi zgjedhjet, duke i hequr mundësinë në radhë të parë opozitës se “u vodhën” apo “nuk qenë të ndershme”.
O IDIOT! O GOMAR! Qeveria teknike është mjet, jo qëllim! (Për të tjerat, hap e lexo, se s’kam kohë të shpjegoj një idiotësi të tillë.)
TANI: Përse e quaj kompliment “idiot” dhe “gomar”?
Për të mos besuar se je NDYRËSIRË! ANTISHQIPTAR! KRIMB MUTI në shërbim të ESTABLISHMENTIT, për të prodhuar narrativa të rreme dhe iluzione të cilat udhëzojnë shqiptarët në kurthin Rama-Berisha, duke i mbyllur ëmbël-ëmbël në vathën nga i nxorri protesta.
Ashtu si në 2017, një qeveri teknike e organizuar bukur nga pushteti s’do të bëjë gjë tjetër veç do të zbusë dhe shuajë zemërimin dhe kërkesat e qytetarisë në protestë dhe do meremetojë fasadën e shkërmoqur të klasës kriminale të korruptuar të tranzicionit.
… kështu, kështu, i/e miri/a IDIOT/E dhe GOMAR/ICË i/e shtrenjtë!
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

