SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, por dënimi kthehet në shërbim prove! Avokati: A ka drejtësi të barabartë për të gjithë?
Nga Redaksia – Avokati Erald Aga ka reaguar me tone të ashpra pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dënimin me 2 vite burg të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkeljen e barazisë në tendera.
Sipas informacionit të publikuar, SPAK ka kërkuar që dënimi prej 2 vitesh burg të konvertohet në shërbim prove, çka do të thotë se, nëse pranohet nga gjykata, Beci nuk do të vuajë burg efektiv.
Ky rast ka rikthyer debatin mbi mënyrën se si funksionon drejtësia në Shqipëri dhe nëse zyrtarët e lartë dhe qytetarët e zakonshëm përballen me të njëjtin standard ndëshkimi.
Në reagimin e tij, avokati Erald Aga e cilëson si sistemin e pushtetit Rama.
Kjo është tallje që ju bëhet shqiptarëve
Në reagimin e tij, Aga shkruan:
Sistemi-Regjimi, Rama!
Qeveritari, politikani mund t’i shkaktojë shtetit dëm 800.000 euro, 1 milion euro apo më shumë, mundet të përvetësojë fonde në shuma marramendëse, por ajo që merr si dënim është 2 vjet burg të konvertuar në shërbim prove – punë publike, pra zero ditë burg dhe gëzon edhe paratë e përfituara në mënyrë të padrejtë.
Ndërkohë, një qytetar që kryen një mashtrim apo korrupsion për 1.000–2.000 euro, merr si dënim nja 5 vjet burg, madje duke ia marrë edhe këto shuma”, shkruan avokati Erald Aga.
Reagimi i tij ngre një çështje që prek drejtpërdrejt besimin e qytetarëve te institucionet e drejtësisë: a zbatohen të njëjtat standarde për një qytetar të zakonshëm dhe për një zyrtar që ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore?
Për shumë shqiptarë, problemi nuk qëndron vetëm te numri i viteve të burgimit, por edhe te mesazhi që përcillet kur bëhet fjalë për shkelje të dyshuara në përdorimin e fondeve publike. Qytetarët kërkojnë që përgjegjësia të jetë proporcionale me veprën dhe që askush të mos përfitojë trajtim të privilegjuar për shkak të pozitës apo pushtetit.
Pyetja që mbetet është: A kemi një drejtësi me të njëjtin standard për të gjithë, apo qytetari i zakonshëm duhet të paguajë gjithmonë çmimin më të rëndë?
© Copyright of PatriotikMedia.al


