Denoncim nga avokati Altin Goxhaj: Studentja Eva Pango në gjendje kome në Spitalin Ushtarak! Denoncimi për goditjen me granatë shotgun, armë izraelite …

Alarm nga avokati Altin Goxhaj: Studentja Eva Pango në gjendje kome në Spitalin Ushtarak! Denoncimi për goditjen me granatë shotgun, armë izraelite

Një tjetër denoncim alarmant vjen nga avokati Altin Goxhaj, i cili pretendon se studentja Eva Pango ndodhet në gjendje kome në Spitalin Ushtarak, pasi është goditur nga policia me granatë shotgun (armë izraelite) në kokë.

Sipas denoncimit të avokatit, studentja ishte totalisht e përgjakur, pasi kishte humbur shumë gjak. Goxhaj thekson se ajo është transportuar me makinë private drejt spitalit, pasi nuk kishte ambulancë në dispozicion.

“Nuk dihet a do shpëtojë! Lutjuni Zotit të shpëtojë!!! Njoftoni familjarët!”, shkruan Altin Goxhaj në thirrjen e tij alarmante.

Avokati Goxhaj thekson se spitali është plot me protestues të përgjakur, me plagë në kokë, të cilat ai ia atribuon forcave të policisë të ashtuquajtura Shqiponja.

Në denoncimin e tij, Goxhaj i cilëson këto forca si “sorrat që shpiku Sajmir Tahiri” dhe përdor gjuhë të ashpër kundër tyre, duke deklaruar: “Këto forca vrasëse antishqiptare duhen zhdukur!!!!”

Pamjet filmike i ka regjistruar gazetarja e ABC News

Në fund të denoncimit të tij, Altin Goxhaj shkruan se pamjet filmike të ngjarjes janë regjistruar nga një gazetare e ABC News.

“Shpresojmë të publikohen sa më parë dhe të mos censurohen!”, shkruan avokati, duke kërkuar publikimin e pamjeve që, sipas tij, dokumentojnë ngjarjen.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top