Denoncimi: Policia përdor helm kundër studentëve, protestuesi goditet në ballë me granatë kimike …
Nga Redaksia – Policia shqiptare po përdor municione kimike kundër studentëve që kanë dalë në protestë në Tiranë. Një protestues shqiptar është goditur në ballë nga një granatë e këtij lloji, ndërsa në qendër të denoncimit është vendosur kompania sllavo-maqedonase ICEMAK DOO, me pronarë Doncho Anchovski dhe Jordan Anchovski.
Granata kimike kundër studentëve në Tiranë
Protesta e studentëve në kryeqytet po shoqërohet me tensione të forta, ndërsa ndërhyrja e policisë ka ngritur shqetësime për përdorimin e municioneve kimike kundër protestuesve.
Një prej protestuesve është goditur në ballë nga një granatë municioni kimik. Pamjet e incidentit kanë nxitur reagime dhe kanë rikthyer në vëmendje çështjen e municioneve që përdoren nga forcat e rendit gjatë protestave.
Municioni i prodhuar nga kompania ICEMAK DOO
Sipas denoncimit, granata e përdorur kundër protestuesit është prodhuar nga kompania sllavo-maqedonase ICEMAK DOO, me pronarë Doncho Anchovski dhe Jordan Anchovski.
Ky rast ngre pikëpyetje të forta mbi përdorimin e municioneve kimike kundër qytetarëve që protestojnë në Tiranë dhe përgjegjësinë për pasojat që mund të shkaktojnë ato.
Thirrja drejtuar shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Në reagimin e tij, denoncuesi u drejtohet shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar vëmendjen e tyre ndaj kompanisë dhe pronarëve të përmendur.
Denoncuesi Gjergji Thanasi shkruan ne rrjetet sociale:
“Vëllezër shqiptarë, banorë në FYROM, ky shqiptari protestues në Tiranë është goditur në ballë nga një granatë municioni kimik e prodhuar nga kompania sllavo-maqedonase ICEMAK DOO, me pronarë Doncho Anchovski dhe Jordan Anchovski.”

Denoncuesi Thanasi u kërkon shqiptarëve të interesohen për kompaninë dhe aktivitetin e saj, duke iu referuar adresave që pretendon se ka publikuar në fotografitë shoqëruese.

Policia e Shtetit e Edverit, nga frika se municionet kimike të përdorura kundër studentëve mund të përfundonin në duart e ustallarëve si puna ime, paska marrë masat përkatëse…
Ua kanë fshirë nga sipërfaqja e këtyre municioneve të gjitha markimet, me shkronja dhe numra!
Por zyrtarët e Policisë së Shtetit të Edverit, aq mendjengushtë sa janë, nuk kanë arritur të parashikojnë një gjë: se kolegë të tyre patriotë, anti-Edvin dhe anti-censurë, mund t’i kishin fotografuar këto municione që në depo, duke vendosur pranë tyre, në mënyrë që të dukej qartë në fotografi, edhe një gazetë “Panorama”.
Pra, sipas këtij pretendimi, kemi të bëjmë me fotografi që synojnë të tregojnë se pamjet nuk janë marrë nga interneti, por u përkasin municioneve kimike të fotografuara në magazinat e shtetit të Edverit.
Eh, sa i vështirë qenka zanati!
Këshilltari/trajneri që e thërrasin me emrin KUNI duhet ta kuptojë një gjë: ne shqiptarët jemi racionalë si evropianët, por edhe dinakë si levantinët, falë një të kaluare sa evropiane, aq edhe osmane, madje edhe bizantine!
O Kuni, ne shqiptarët dimë një djallëzi më shumë se vetë shejtani!
Prit, o Kuni, se ka dava Janina!




Përdorimi i municioneve kimike kundër protestuesve dhe plagosja e qytetarëve janë çështje që kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë. Protesta e studentëve nuk duhet të kthehet në një skenë ku qytetarët përballen me pasoja të rënda fizike.
© Copyright of PatriotikMedia.al


