Dosja e AKSHI për Vlorën e SHISH? Nuk është punë lekësh, por përplasje shërbimesh inteligjente …

Kujtesë nga Avokati Altin Goxhaj:

Kur arrestohet kreu i Shërbimeve Inteligjente në çdo vend të botës, nuk është punë korrupsioni, por çështje që lidhen me kontrollin e sigurisë kombëtare dhe influencave dhe konkurrencës së shërbimeve inteligjente ndërkombëtare!

Në rastin tonë, sytë duhet të shtrihen si gjithmonë nga përtej oqeanit, pasi e dimë se kush kontrollon edhe SHISH edhe SPAK!

Por mos harroni “arrestimin”, apo më saktë dorëzimin e Ergys Agasit që ditën që u arratis, si dhe ditën kur u dorëzua. Unë deklarova në podcaste që është agjent i Turqisë dhe regjistrimet e tij ishin në funksion të MIT të Turqisë!

Më poshtë mund të lexoni:

Natyrisht, këto fjalë nuk prodhuan lajm, se unë jam në censurë 12-vjeçare në 10 televizione me urdhër të Mafies Soros, por ata që i ndjekin i panë referencat dhe logjikën e analizës sime për Agasin e turqve si kundërpërgjigje e dorëzimit të agjentit (gjerman, francez apo izraelit) Ermal Beqiri në duart e shërbimeve franceze.

Më poshtë mund të lexoni:

Shkurt, mund të themi që izolimi i Vlora Hysenit nuk mund të ndodhte nëse nuk vinte urdhëri, apo të paktën konsensusi, nga përtej oqeanit (SHBA), dhe se materiali komprometues vjen nga Turqia & Gjermania (shërbimet inteligjente bashkëpunojnë me target të përbashkët rrëzimin e Ramës), duke kujtuar që 2 muaj më parë pati zëra për një vizitë urgjente të përfaqësuesve të shërbimeve inteligjente gjermane dhe franceze tek Vlora Hyseni.

(Shpjegimin e kemi dhënë në podcaste se nuk merrej vesh se cili shërbim, gjerman apo francez, e kërkoi takimin dhe cili e shoqëronte tjetrin, francezi gjermanin apo gjermani francezin, pasi dihet konkurrenca e tyre në Ballkan: Gjermani boshti Turqi, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa Franca boshti Greqi, Serbi).

Në thelb, Vlora Hyseni konsiderohet nën influencën franceze, serbe, greke… izraelite!!! Heqja qafe e saj duket punë e shërbimeve gjermane dhe turke me konsensus amerikan, ose punë amerikane me ndihmën e shërbimeve turke, gjithnjë duke iu referuar rolit të videove të Agasit si agjent i MIT!

Fakti që ky veprim u krye ditën që Rama nuk është nëpër këmbë, tregon plan të qartë të SPAK për të vepruar pa pengesa… dmth. Rama konsiderohej pengesë!

Sa për Prodën… peshk i vogël që ngeci në rrjetë dhe duhet për të dhënë evidenca!

Gjithsesi, na ndiqni sot në mbrëmje tek Altin Tufa në PISK Podcast për të ndjekur origjinalin dhe kopjaxhitë e këqinj të këtyre tezave në rrjete sociale apo televizione

P.S. Mos harroni fals flagun, sikur gjoja një vend i NATO-s si Shqipëria u sulmua herë pas here nga Irani dhe dolën të gjitha të dhënat e agjentëve amerikanë sheshit dhe hyrje-daljet e tyre në Rinas dhe pika kufitare në sistemin TIMS…

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top