Nga Redaksia – Në çdo periudhë të historisë, shoqëritë kanë ruajtur në kujtesë ata që kanë zgjedhur të përballen me pushtetin në emër të bindjeve të tyre. Përballë tyre kanë qenë gjithmonë edhe ata që kanë zgjedhur heshtjen ose nënshtrimin. Pikërisht ky kontrast është në qendër të mesazhit që aktivisti qytetar Paulin Maçaj ka bërë publik, duke rikthyer në vëmendje një episod të vitit 2016 dhe duke e lidhur atë me debatet e sotme mbi pronën, dinjitetin dhe qëndresën qytetare.
https://rumble.com/embed/v7av8pc/?pub=1rmzky
Sipas Maçajt, historia nuk kujton ata që u përkulen pushtetarëve, por ata që mbrojnë vatrën, familjen dhe të drejtën e tyre. Ai shprehet se e ka përjetuar me dhimbje rikthimin dhe pritjen me nderime të njerëzve që, sipas tij, në të kaluarën kanë qenë përgjegjës për veprime që dëmtuan banorët e zonave malore.
MALI NUK PERKULET: KUR FORCA E TË DREJTËS NDALON PUSHTETIN
Në histori nuk mbeten kurrë servilët që u ulen në gjunjë pushtetarëve! Nuk mbeten ata që u shkojnë mbrapa me nënshtrim e që i presin me petulla e mjaltë prapë ata që vetëm një vit më parë u çuan fadromat, u shkatërruan mundin e u prishën shtëpitë e fëmijëve!
Në histori mbeten vetëm ata që i dalin zot vatrës e që qëndrojnë në ballë të sheshit me faqe të bardhë e me dinjitet!
Më erdhi keq e më u pre zemra kur e pashë nga Italia se si u lejua, u nderua e u mikprit përsëri ai që i preu në besë malësorët.
Por dinjiteti ynë, trojet e të parëve e gjakut tonë as nuk blihen me para e as nuk shkelen me forca policie!
Sot po e nxjerr këtë video publike për t’ju kujtuar të gjithëve se sakrifica e vendosmëria kanë gjithmonë sukses:
Në mars të vitit 2016, në mes të Shkodrës, i rrethuar nga qindra forca policore e civile, dola i vetëm e e ndalova kryeministrin në mes të rrugës! Nuk kisha as armë, as banda e as poste pas vetes — kisha vetëm forcën e Zotit, të drejtën e Shkodrës, të nënshkodrës e të rrethinave të përmbytura, si dhe gjakun e pastër të traditës sime!
Ai pushtet me gjithë atë forcë u detyrua të ndalojë e të dëgjojë zërin e qytetarit!
Më arrestuan e më mbajtën 3 ditë në qeli, por mesazhi u dha i prerë: Një burrë i vetëm, kur është me të drejtën e Zotit, nuk i përulet kurrë askujt!
Mësimi Historik i Qëndresës Suaj:
Kjo që po shohim sot ka rrënjë të thella. Që nga kohët e pushtimit turk, nga italianët, gjermanët e deri te regjimi komunist, kanë qenë të njëjtit njerëz me atë gen servil që u bënë me çdo pushtues e mbajtën popullin nën diktat. Janë po ai gjak njerëzish që dje vranë vëllezërit e tyre shqiptarë vetëm sepse ua kërkonte partia apo patroni. Shihni Rrjollin se si u thye e u shkatërrua para një viti — e prapë mbeturina të tilla presin me sy ulur se çfarë do t’u hedhë patroni nga karrigia e vet!
Kjo Është Rruga Jonë e Vetme:
Mbrojtja e pronës është dinjitet: Nga Thethi në Rrjoll, nga Kukësi e në çdo cep të Shqipërisë, trojet e të parëve dhe mundi i fëmijëve tanë nuk janë mall pazari për oligarkët!
Besa nuk shitet e as nuk tjetërsohet: Largoni servilizmin e përçarjet! Kur t’i prekin vatrën, mundin e fëmijën, reagimi i stuhishëm është e vetmja rrugë nderi.
O sot në këmbë për të drejtën, o nesër pa atdhe!
Paulin Maçaj (Djalë i shtëpisë së vojvodës së Malësisë, Aktivist Qytetar)
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

