Premtimi i Ramës në Bruksel ishte një mashtrim – Shqiptarëve, po ju rrezikohet toka bujqësore …

Nga Redaksia – Pas premtimit të bërë nga kryeministri Edi Rama në Parlamentin Europian se nuk do të miratoheshin ligje për dhënien e tokës bujqësore të huajve, shumë zëra kanë deklaruar se kjo çështje është mbyllur dhe se, për më tepër, Kuvendi nuk është mbledhur për të miratuar një projektligj të tillë.

Por a është vërtet kështu? A do të thotë mungesa e një ligji të ri se toka bujqësore nuk mund të kalojë në duar të tjera? Kjo është pyetja që ngrihet nga shumë qytetarë dhe fermerë.

Sipas ekspertëve ligjor të qeverisë, ekzistojnë mekanizma të tjerë ligjorë që mund të çojnë në humbjen e tokës bujqësore nga pronarët e saj.

Ndër argumentet që ata paraqesin janë:

1- Toka i jepet atij që e punon. Por me mijëra shqiptarë sot ndodhen në emigracion dhe shumë sipërfaqe bujqësore kanë mbetur të papunuara, duke krijuar, terren për ndryshime të statusit të përdorimit të tokës.

2- Mospagimi i detyrimeve për një periudhë të gjatë. Egziston dhe një strategji ligjore e Rilindjes ku shkruhet se: nëse pronari nuk përmbush detyrimet ligjore për një periudhë të gjatë, shteti mund të ndërmarrë procedura që çojnë në humbjen e pronës. Kjo është një nga çështjet që nuk mund të zgjidhet kollaj, sepse komuna kërkon taksat e prapambetuar.

3- Përdorimi i tokës nga një person tjetër. Ekspertët ligjor pretendojnë se, në raste të caktuara, nëse një person tjetër e punon tokën dhe ndjek procedurat administrative përkatëse, atij i lind e drejta e pronësisë sipas ligjit.

Për këto arsye, shumë fermerë shprehin shqetësimin se debati nuk duhet të përqendrohet vetëm te një projektligj i ri, por edhe te mënyra se si po zbatohen ligjet ekzistuese dhe garancitë që kanë pronarët për të mbrojtur pronën e tyre.

Në këtë klimë debatesh, ju bëjmë thirrje fshatarëve të informohen mbi të drejtat e tyre dhe të reagojnë forte me mjetet demokratike që u garanton Kushtetuta, sepse prona e tyre po rrezikohet nga djalli Edi Rama.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top